Analisti Jeton Kelmendi flet në lidhje me deklaratat e presidentit Thaçi

0
1251

Analisti Jeton Kelmendi, tha për Gazeta e Re se, deklaratat e presidentit Thaçi që mediat po i quajnë deklarata të ashpëra drejtuar Bashkimit Evropian, ose më satësisht drejtuar komunitetit ndërkombëtar siç shprehet presidenti, kanë dy anë të kuptimesisë:

“E para është se Gjykata Speciale sikur ka filluar dhe është stabilizura tashmë, dhe nuk e di çfarë mund të ndodhë, por e di që presidenti Thaçi e ka frikën në palc nga Gjykata Speciale. Kjo është ajo që presidenti do për ta përforcuar rolin dhe autoritetin e tij të zbehur në popull, dhe për ta ngritë autoritetin. Dhe, deklaratat e presidentit nuk duhet të mirren seriozisht, sepse presidenti deklarata të tilla bënë vetëm kur i rrezikohet pozita e tij. Është dogmatike ajo që e thotë se na janë premtuar liberalizimi i vizave, formimi i ushtrisë, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, sepse kjo u demantu menjëherë nga të gjitha zyret e QUINT-it, dhe të gjitha ambasadat se nuk i kishin premtuar avancim. E dyta pas të gjitha deklaratave presidenti Thaçi do të duhej të ndodhte që në momentin kur u vunë ekstra kushte për Kosovën para dy vitesh, kur u vu Demarkacioni, Aasociacioni etj.. Pra këtu ka qenë gabimi i madh i këtij presidenti, për ta frikësuar BE që ta bëjë liberalizimin e vizave”, ka deklaruar Kelmendi.

Ai vijon duke argumentuar se: “Shqipëria nuk është e gatshme që Kosovës t’i jep pasaporta për faktin se Shqipëria nuk qëndron mirë në aspektin integrues në BE, dhe kjo kastë politike që ka Shqipëria për ditë përballen me skandale të tmerrshme. Dhe nuk besoj që Shqipëria do të mund ta bëjë një hap të tillë. Gjithë këto deklarata të presidentit Thaçi janë për ta kthyer autoritetitn e tij të humbur dhe të nëpërkëmbur, dhe për ta zvarritur arrestimin eventual të tij nga Gjykata Speciale. Dhe nuk e mar seriozishtë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu