Ekskluzive raport nga Prof. Dr. Riza Smaka për Demarkacionin me Malin e Zi

0
618

Aspekte defektoze të punës së ish Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror !

Nga Prof. Dr. Riza Smaka

Anëtar i Komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi

Mandati i ish Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror( ish Komisioni Shtetëror)

Ish Komisioni Shtetëror ka qenë formuar me Vendimin nr. 12- 67 të datës 21 mars 2012 dhe ,të njëjtit, iu ka pasë vazhduar mandati me Vendimin nr. 05-28 të datës 08. 05. 2015 , ishte shprehimisht i mandatuar vetëm për demarkacionin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi , pra, jo për delimitacionin e, aq më pak ,për ridelimitacionin e po atij Kufirit !

Ndërkaq, Komisioni ( i Malit të Zi) për Kryerjen e Punëve të Delimitacionit dhe të Demarkacionit të Kufirit Shtetëror , për Caktimin e Kalimeve Kufitare , për Vërtetimin e Rezhimit Kufitar të Komunikacionit me Shtetet Fqinjë si dhe për Zbatimin e Strategjisë së Menaxhimit të Integruar të Kufirit ( Komisioni i MZ për Delimitacion ) sipas emërtimit ( Omen est Nomen) ndër të tjera, ishte i autorizuar dhe i mandatuar, fillimisht, për delimitacionin e, rrjedhimisht, për demarkacionin e Kufirit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës!

Ndaj , ish Komisioni Shtetëror , në takimin e parë të punës me Komisionin ( MZ) për Delimitacion dhe Demarjkacion, pashmangshëm ka qenë dashtë të ngriste zgjidhjen e çështjes preliminare ,Conditio Sine Qua Non, për harmonizimin e ndërsjellë të të mandateve të ndërsjella të poatyre komisioneve. Aq më parë kur ,sikundër figuron nga materjalet e punimeve , Komisioni MZ për Delimitacion dhe Demarkacion , nga fillimi dhe vijimisht , ka pasë insistuar, jo për demarkacionin, por , për (ri)delimitacionin e Kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi , madje,vetëm sipas të dhënave kadastrale sekondare- sic!

Në anën tjetër, ish Komisioni Shtetëror ,edhe pse nuk kishte mandat për (ri)delimitacion, por, vetëm , për demarkacion, çuditërisht, ka vepruar jashtë autorizimeve të besuara dhe, më keq , ka pranuar bashkëaplikimin e (ri)delimitacionit , madje , jo sipas kritereve primare të standardizuara dhe të mirënjohura sikundër në teori dhe si dhe në praktikë, por vetëm sipas të dhënave kadastrale ,sekondare e problematike !

Sëandejmi, përfundimisht , ish Komisioni Shtetëror ,duke pasë autorizime vetëm për demarkacionin e Kufirit të Kosovës dhe të Malit të Zi , kur me Komisionin ( MZ) për Delimitacionin dhe Demarkacion, gjithnjë , ka punuar për (ri)delimitacionin e atij Kufiri, i ka shpërfillë autorizimet zyrtare , e ka tejkaluar dhe cenuar mandatin zyrtar si dhe ka bërë (ri) delimitacion të gabuar, të dëmshëm dhe juridikisht nul!

Punime të ish Komisionit pa Platformë dhe krater paraprakisht të përcaktuara

Nga materjalet e punës së ish Komisionit Shtetëror dhe të Komisionit( MZ) për Delimitacion dhe Demarkacion , figuron se, Ish Komisioni Shtetëror nuk e ka pasë të siguruar Platformën për Punën e vetë paraprakisht të miratuar nga Qevria e rrjedhimisht as kriteret e metodat e përbashkëta të prcaktuara me Komisionin MZ për Delimitacion dhe Demarkacion të Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi! Platforme në fjalë sëpakut do t’i përmbante autorizimet e për demarkacionin e bazuar në delimitacionin egzistues nga viti 1945-6 të Kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi , demarkacionin kufitar me rektifikacione reciproke të ballansuara ,demarkacionin e bazuar ( kurrsesi në të dhënat problematike kadastrale sekondare) në praktikat juridike ndërkombëtare të mira dhe në kriteret primare të përcaktuara edhe me IBRU-në: “International Boundary Research Unit”!
Pasi që ,ish Komisioni Shtetëror nuk ka pasë platformë paraprake përkatësisht mandat për (ri)delimitacionin por vetëm për demarkacionin e kufirit , në një anë, kurse, Komisioni MZ për Delimitacion dhe Demarkacion gjithnjë ka insistuar për delimitacion të kufirit më parë të delimituar ,pra ,për ridelimitacion të Kufirit tëKosovës dhe të Malit të Zi, në anën tjetër, ish Komisioni Shtetëror nuk është dashtë të bashkëpunonte tutje para se, eventualisht ,do të kishte marr mandat edhe për ( ri)delimitacion si dhe para se të kishte arrijtur marrëveshje për demarkacionin e kufirit konform me kriteret primare të standardizuara dhe të mirënjohura në teorinë dhe praktikat juridike të mira !
Ndaj , ish Komisini Shtetëror nuk i ka përfillur këto kërkesa preliminare dhe esenciale , puna e të njëjtit rezulton të jetë e gabuar dhe juridikisht nule! Në radhë të parë nga se Ish Komisioni Shtetëror ka vepruar jashtë suazave të mandatit të besuar me Vendimin për emërimin , nr. 12 – 67 të datës 21 mars 2012 si dhe me Vendimin për vazhdimin e mandatit nr. 05 – 28 të datës 08.05.2015 , ashtu që ,në vend të shënjimit të kufirit përkatësisht sipas delimitacionit egzistues e valid, ka aplikuar ridelimitacion kufitar dhe për aq më keq, në vend të zbatimit të kritereve të standardizuara primare , i ka aplikuar vetëm të dhënat kadastrale sekondare, madje, edhe të periudhave nga viti 1932 kur as Kosova as Mali i Zi nuk egzistonin si shtete sovrane!

Konstitutimi i Kosovës

Me nenin 2 par. 2 të Kushtetutës së Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë të miratuar në vitin 1946 , ka qenë definuar se, Republika Popullore e Sërbisë ,në përbërjen e vetë, ka Krahinën Autonome të Vojvodinës dhe Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohis, kjo e fundit , me status të autonomisë territoriale – administrative. Formulimi i tillë , referuar kufirit të Kosovës me Malin e Zi, është i rëndësisheëm nga se, Kosova ishte definuar me aktin juridik më të lartë të shtetit federativ me identitet territorial – administrativ.

Me Kushtetutën e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë të vitit 1963, Kosova sikundër edhe Vojvodina , për dallim nga Kushtetuta RFPJ-së e vitit 1946 , implicite kanë qenë lënë për tu rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Sërbisë ! Ndërkaq , referuar identitetit territorial të Kosovës , me rëndësi ishte identifikimi territorial i saj me akt ligjor për organizimin territorial të brendshëm.

Ndryshime promovuese të statusit politik të Kosovës kanë qenë bërë me Amendmentin Kushtetutar VII – të në Kushtetutën e vitit 1963 ,të miratuar në vitin 1968. Me atë amendment ka qenë definuar se, RSFJ-në e përbëjnë gjashtë republikat socialiste , nder to, Republika Socialiste e Sërbisë me Krahinën Socialiste Autonome të Vojvodinës dhe Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës në përbërjen e saj! Me atë amandment, Kosova ka pasë fituar status të autonomisë politike dhe, të njërës nga tetë konstitutentët e atij shteti federativ. Me amendmentin XVIII – të në Kushtetutën e RSFJ-së të vitit 1963 të miratuar në vitin 1968 , Kosovës ,shprehimisht, i ka qenë definuar statusi i autonomisë politike dhe i njërës nga konstitutentët e shtetit federativ të Jugosllavisë. Me par. 3 të po atij amendmentit , referuar Kosovës , ka qenë definuar se , territori i Krahinës Autonome të Kosovës nuk mund të ndryshohet pa pelqimin e Kuvendit të saj.
Seandejmi nga viti 1968 ,territori i Kosovës kishte identitet territorial – administrativ dhe politik dhe si i tillë nuk ka mund të ndryshohej pa procedurë të caktuar dhe pa pelqim të Kuvendit të Kosovës.

Nga ai vit e deri sot referuar Kufirit ndermjet Kosovës dhe Malit të Zi nuk ka ndodhë asnjë ndryshim i atij Kufiri sëpakut jo në procedurë legale e me pelqim të Kuvendit të Kosovës!

Statusi politik dhe kushtetutar i Kosovës, konform me raportet e forcave politike në ish Jugosllavinë ,në vitet 1946, 1953, 1963, 1968, 1974, 1989, 1992, 2008, ka pasë ndryshuar nga autonomia territoriale –administrative ,në autonimi politike – kushtetutare , në autonomi territoriale – administrative dhe, përfundimisht, në shtet demokrat , sovran të pavarur. Nderkaq kufiri ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, i delimituar në vitet 1945- 6 në linjën Çakorr- Mokna- Hajle- Kullë , përkunder statustit politik – kushtetutar variabil të tillë, nuk ka pësuar asnjëfarë ndryshimit legal , transparent e demokratik konform me zgjidhjet kushtetutare të sipërpërmendura.

Apelimi i gabuar i ish Komisionit Shtetëror në disa dokumente referuar Kufirit të Kosovës

Ish Komisioni Shtetëror , për të justifikuar punën e vetë defektoze , të bërë jashtë autorizimeve të mandatit të besuar madje vetëm sipas të dhënave kadastrale sekondare , suplementare e subsidiare , ndër tjera , apelohet edhe në të dhënat kufitare të KFOR-it !

Përkundrazi , sikundër dihet mirëfilli, të dhënat zyrtare të KFOR-it, ishin dhe mbetën të destinuara ekskluzivisht për nevojat ushtarake , por , kurrsesi për delimitacion as për demarkacion kufitar!

Edhe sipas dispozitës së nenit 3 ( e) të Marrëveshjes Teknike- Ushtarake ndërmjet KFOR-it , Qeverisë së YU III dhe Qeverisë së Sërbisë, të miratuar në Kumanovë në datën 9. Qërshor 1999 ( Military Technical Agreement June 3.1999, Kumanovo) , ka qenë formuar “ZST” : Zona e Sigurisë Tokësore (Ground Safety Zone) deri në 5 km tej kufirit të Kosovës si dhe, “ZSA” : Zona Sigurisë Ajrore ( ASZ: Air Safety Zone) deri në 25 km tej Kufirit të Kosovës , pra , tej Kufirit egzistues, konstant e valid të delimituar dhe të pranuar nga :

Sistemi Kushtetutar i ish Jugosllavisë federative ( 1945 – 1992) dhe,
konform me te , edhe nga Sistemi Kushtetutar i Kosovës !

Ish Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror për të “ justifikuar “ ridelimitacionin e gabuar të bërë jashtë mandatit , apelohet edhe në :

Dokumentin e Komisionit të Arbitrazhit të Badinterit :Arbitrarian Commission of Peace Conference on SFRY ,or, Badinter Arbitration Commitee , August, 27. 1991,

Rezolutën nr. 1222-99 të KS të OKB-së për Kosovën :UN Security Counsil Resolution , No 12244-99,

Propozimin Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës : Comprehensive Proposal for the Kosovo Status Settlement, March,26, 2007,

Deklaratën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 2008, apo në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, 2008 ,në të cilat asnjë fjalë,nen , paragraf apo aline, nuk qendron përkitazi me çfarëdo ridelimitacionit as demarkacionit të Kufirit të R. të Kosovës dhe të R. së Malit të Zi !

Përkundrazi , me dokumentet e sipërpërmendura , nuk ka qenë bërë asnjë farë delimitacionit as demarkacionit kufitar ,pos, adresimit dhe apelimit në “kufirin egzistues” përkatësisht në “ kufirin e njohur më parë” , në një anë dhe,ka qenë aluduar dhe konfirmuar linja kufitare kosovare – malazeze egzistuese : Çafë e Çakorrit- Mokra – Hajlë- Kullë , e delimituar në vitin 1946 , historikisht konstante dhe valide si dhe asnjëherë e ndryshuar në procedurë legale, në anën tjetër !

Apelimi i gabuar ish Komisionit Shtetëror në disa deklarata funksionarëve publikë!

Ish Komisioni Shtetëror me Komisionin MZ Shtetëror për Delimitacion dhe Demarkacion , me synim të justifikimit të redelimitacionit, ndryshe, të panevojshëm dhe të gabuar të kufirit kosovar – malazez ,në Procesverbalin e datës 29. 04. 2013, thirren në deklarata të disa funksionarëve publikë të Kosovës dhe Malit të Zi ( sic) !

Dihet mirëfilli se, deklaratat e funksionarëve publikë të cilit do shtet, pra , edhe të Kosovës sikundër të Malit të Zi , kurdoherë , duhet të jenë koherente me ligjin e aplikuar, ndryshe, rezultojnë politikisht dhe juridikisht nule!

Ndryshe, deklaratat qofshin edhe të funksionarëve shtetërorë më të lartë ,me të cilat ishte mbështetur linja kufitare kosovare – malazeze ,e ridelimituar ekskluzivisht sipas të dhënave kadastrale në vend të demarkacionit sipas kritereve primare standarde të mirënjohura në doktrinën dhe praktikat juridike të mira , nuk janë burime juridike materjale- fakte as formale- akte nga se nuk prodhojnë efekte juridike ,ndaj ,nuk mund të krijojnë asnjë farë impaktit juridik referuar ridelimitacionit as demarkacionit kufitar kudoqoft , pra, as në linjën kufitare kosovare – malazeze!

Ish Qeveria e Kosovës e ka pasë nëpërkëmbur edhe Rezolutën e Kuvendit të Kosovës

Pas kundërshtimeve të vendosura kunder qendrimit qeveritar për përkrahjen e gabuar të punës dhe propozimit të ish Komisionit Shtetëror “për demarkacionin “ e kufirit të Kosovësa dhe Malit të Zi, Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka pasë miratuar Rezolutën nr. 21 – 1787 të datës 29 qershor 2013 ,me të cilën ,ka qenë kërkuar nga ish Komisioni Shtetëror përkatësisht Qeveria e Kosovës qe , demarkacioni kufitar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të bëhej sipas kufirit administrativ përkatësisht shtetëror konform me Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974, që do të thotë përgjatë linjës Çakorr- Mokna – Hajle – Kullë , Kuvendit dhe trupave të tia t’i prezantojë dokumentet e punës së ish Komisionit për debatime të mirëfillta , nga z Isë Mustafa atëherë kryeministër i Qeverisë së Kosvës ka qenë kërkuar shprehimisht të ndermerrë masa për të siguruar publicitetin e ish Komisionit Shtetëror si dhe, mbi të gjitha , Qeveria të raportojë në Kuvend para miratimit të elaboratit ndërkufitar në fjalë!ndit ndersa Qeveria për të qenë edhe më keq e ka mbështetur fuqishëm punën defektoze të atij Komisioni sipas saj vendi ynë do të dëmtohej keq për hiq më pak se për 8200 hkm2! Në këtë kontekst ngritet pyetja përse ish Komisioni nuk e përfilli Rezolutën në fjalë për të detyruese dhe përse ish Qeveria e mbështeti me aq entuziazëm neurotik punëpn e tillë të ish Komisionit –si!
Sikunder dihet ish Komisioni Shtetëror nuk i ka përfillë as këto kërkesa racionale të Kuv

Komisioni Ad Hoc i Presidentës për Rishqyrtimin e Kufirit të“ Delineuar ” nga ish Komisioni Shtetëror me Komisionin e MZ për Delimitacion dhe Demarkacion

Shkaqet e formimit të “Komisionit të ish Presidentës”

Pas reagimeve të shumta dhe serioze nga numri impozantë i qytetarëve , pjesa e konsideruar e shoqërisë civile dhe e klasës akademike si dhe e të gjithë qytetarëve anas të brezit kufitar kunder ridelimitacionit të gabuar të Kufirit të Kosovës e Malit të Zi të bërë nga ish Komisioni Shtetëror dhe Komisioni MZ për Delimitacion dhe Demarkacion të Kufirit Shtetëror , në dëmin e territorit të vendit ish Presidentja e Kosovës, z A. Jahjaga ,në datën 15. 03. 2016 , nga tre “ekspertë ndërkombëtarë” : Flecher Burton, Frederick Newton dhe Herbert Wilmas, e ka pasë formuar “The Ad Hoc Commission for Reviewing the Border Delineation Proces Between the Republic of Kosovo and the Republic of Montenegro “ – Komisionin Ad Hoc për Rishqyrtimin e Linjes Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi .

Komisioni Ad Hoc i ish Presidentës , inkompetent dhe invalid

Komisioni Ad Hoc i ish Presidentës , ab inicio ,nuk ishte valid ,nga se:
sipas nenit 83 dhe 84 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës , Presidenti-ja , nuk kishte autorizime për ushtrime të funksioneve kontrolluese as ekzekutive të jurisdiksionit të Qeverisë së Kosovës ,pra, as për formim të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror e aq më pak për ngritje të Komisionit Ad Hoc për Rishikimin e Punës së atij Komisionit !
Ndërkaq , Qeveria e Republikës së Kosovës , konform me nenin 92 par. 2 , 4 dhe nenin 93 par. 4 të Kushtetutës së Kosovës, ishte dhe është e autorizuar për të zbatuar pushtetin ekzekutiv si dhe për të miratuar vendime për zbatimin e akteve ligjore e nënligjore, çfarë ishte edhe Vendimi i saj nr. 12- 67 dt. 21.03.2012 për formimin e ish Komisionit Shtetëror si dhe Vendimi nr. 05- 28 i datës 08.05.2015 për vazhdimin e mandatit të po atij Komisionit.

Në anën tjetër, referuar demarkacionit të kufirit të Republikës së Kosovës , Qeveria e Republikës së Kosovës ishte dhe është ekskluzivisht e autorizuar që, konform me nenin 40 të Ligjit 04- L- 072 për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror , të formojë , të ndryshojë , të shkarkojë Komisionin Shtetëror për Demarkacionin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror ,

Kosova nuk është republikë presidenciale !

Kosova nuk është republikë presidenciale por është republikë parlamentare , ndaj , Qeveria e Republikës së Kosovës ,edhe sipas nenit 97 par. 1 të Kushtetutës së RK-së , për punën e vet, nuk i përgjegjet Presidentit – es , por, Kuvendit të Kosovës , për ç’shkak, ish Presidentja, nuk ka pasë kompetencë funksionale për ngritjen e komisionit Ad Hoc për ta rishqyrtuar ( review :rishikuar , recensionuar, inspektuar, kontrolluar, rishqyrtuar ) punën e ish Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror!

Konform me statusin kushtetutar ,Qeveria e Kosovës nuk është instancë e shkallës së parë për t’u kontrolluar ( review: inspektim, kontrollim, rishikim, rishqyrtim, recensionim) në procedurë administrative nga cila do instancë institucionale tjetër pra as nga Komisioni i ish Presidentës madje as nga ajo personalisht!

Ndaj , ish Presidentja nuk ka pasë bazë juridike për të formuar Komisionin Ad Hoc të datës 15 mars 2016 për të Rishikuar Kufirin e Kosovës dhe të Malit të Zi më parë , panevojshëm dhe gabimisht të ridelimitaur nga ish Komisioni Shtetëror !

Raporti Final i Komisionit Ad Hoc i Presidentës, i pabazuar dhe juridikisht nul

Raporti Final i Komisionit Ad Hoc të ish Presidentës , edhe po t’ishte i bazuar , për shkak të inkompetencës legale për formimin e të njëjtit, apriori , rezulton të jetë juridikisht nul !
Ndryshe Komisioni AD Hoc i ish Presidentës, pos invaliditetit legal , ka dhënë raport të paqendrueshëm!

Ish Presidentja me aktin e themelimit të Komisionit Ad Hoc për Rishikimin e Kufirit…, anëtarët e tij , z.F Burton, F.Newton, H.Wilmes , i ka quajtur “ekspertë ndërkombëtarë” !

Dihet mirëfilli se , askund në bashkëkohësi ,nuk egziston institucion që kualifikon kënddo me thirrjen apo titullin “ ekspert ndërkombëtar” Aq më parë dhe më pak kur anëtarët e atij Komisioni nuk kishin diploma për statusin e ekspertëve ndërkombëtarë madje as qe janë të njohur gjërësisht si të tillë!

Në këtë kontekst, referuar nivelit të ekpertizave të të njëjtëve ,nder të tjera ,në Raportin Final tyre ,në vendin e termave standarde përkitazi me rregullimet politike, juridike e teknike të kufinjëve ndërshtetërorë :delimitacion, demarkacion, rektifikacion , kudo, e kanë përdorur termin e pazakontë dhe inadekuat “ delineation” !

Pikëpamje diskutabile të “ekspertëve ndërkombëtarë” anëtarë të Komisionit Ad Hoc të Presidentës

Edhe po t’ishte formuar në procedurë e bazë juridike valide, Komisioni Ad Hoc i ish Presidentës , në Raportin Final të datës 30. 03. 2026, ka prezantuar pikëpamje diskutabile dhe të paqendrueshme, sikundër vijon:

Komisioni Ad Hoc i ish Presidentës përcaktohet “… pro kufirit të (ri)delimituar nga komisionet homologe të Kosovës dhe Malit të Zi, të cilin e vlerëson konform me Kushtetutën e RSFJ-së, Planin e Ahtisarit, Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës së vitit 2008 ,me të cilat, nuk qenka formuar vetëm pavarësia por edhe territori i Kosovës”!
Pikëpamja e tillë është e paqendrueshme ,nga se, pikërisht me ato dokumente , sikundër është spjeguar më sipër ,nuk ka qenë bërë as delimitacioni as demarkacioni i kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi ,por, përkundrazi, ka qenë sanksionuar kufiri historik, konstant dhe egzistues me aludim në linjën kufitare të delimituar në vitin 1945- 6 të pandryshuar asnjëherë , në proceduarë legale !

Apelimi i gabuar në disa dokumente i “ekspertëve ndërkombëtarë”, anëtarë të Komisionit Ad Hoc të ish Preidentës

Komisioni Ad Hoc i ish Presidentës , ato dokumente në të cilat apelohet, i titullon mëngët dhe i komenton gabimisht . Konkretisht, Kushtetutën e RSFJ-së të vitit 1974 e quan “ Kushtetuta Jugosllave”, Propozimin Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës – Comprehensive Proposal for the Kosovo Status Settlement ,e emërton “ Ahtisari Plan” : “Plani i Ahtisarit”! Aq më parë kur ,me dokumentet në fjalë ,nuk është aplikuar asnjëfarë ridelimitacionit as demarkacionit kufitar, përkundrazi , me të njëjtat , implicite , Kufiri ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi , duke aluduar në Kufirin historik, konstant dhe valid, i njëjti , është konfirmuar duke u thirrur në te, në “kufirin egzistues” apo në “ kufirin e mëparshëm” !
Më tej, Komisioni Ad Hoc i ish Presidentës , gabimisht, ka pasë vlerësuar se “Kufinjët e Kosovës origjinojnë nga kufinjët komunalë të shëndrruar në kufinjë kadastralë dhe, se kufinjët komunalë përkatësisht kadastralë , i përcaktojnë kufinjët shtetëror”! Pikëmaja e tillë, e mbështetur gabimisht vetëm në zonat kadastrale duke i abstraktuar të gjitha kriteret dhe elementet primare të mirënjohura , ka rezultuar raportimin final të paqendrueshëm dhe të njëjtë me atë të ish Komisionit Shtetëror dhe të Komisionit (MZ) për Delimitacion dhe Demarkacion!
Pikëpamje antiligjore

Poajo pikëpamje ,është në kundërshtim me Ligjin nr. 03-1-041 të datës 20.02.08, sipas të cilit, kufinjët e zonave përkatësisht komunave kadastrale, njëherë ,mund të jenë kufinjë të jashtëm , nësë ,përputhen me linjat kufitare shtëtërore ashtu që kufinjët komunalë apo të zonave kadastrale referuar kufirit shtetëror nëse përputhën me te , njëherë, janë kufinjë të jashtëm , ndryshe , kanë karakter kadastral intern! Aq më parë kur, edhe Komisioni Ad Hoc i ish Presidentës , duke u pikënisur ekskulzivisht nga zonat kadastrale , apriori, e ka konfirmuar ridelimitacionin e panevosjëm dh etë gabuar të bërë nga komisionet e sipërthëna në një anë dhe ashtu e ka plotësuar mandatin konformist të politikave ditore , në anën tjetër!

Në mungesë të kritereve primare të standardizuara e të mirënjohura në teori dhe praktikë, Komisioni Ad Hoc i Presidentës ,në Raportin Final të datës 30.03.2016, ka moralizuar duke apostrofuar se …Mali i Zi e ka pranuar Kosovën për shtet sovran… Kosova dhe Mali i Zi duhet të japin kontribute të bashkëpunimeve fqinjësore , të integrimeve regjoinale e më gjerë , për ç’shkak , kufiri ndërmjet Kosovës dhe Malit të duhet të konfirmohet në linjat e zonave kadastrale ndërkufitare…Ndërkaq, Komisioni Ad Hoc i Presidentës ,do të duhej vlerësuar drejtë postulatin imediat edhe vendimtar për demarkacionin e qendrueshëm dhe të drejtë sipas delimitacionit egzistues , si parakusht për përcaktim të linjës kufitare kosovare – malazeze të qendrueshme dhe të pranueshme bilateralisht.Pa kufi bilateralisht të praniuar, të natyrshëm, të drejtë dhe të bazuar në fakte juridike adekuate , nuk mund të krijohen kushte elementare për integrime regjionale as më të gjëra as për bashkëpunime ndërshtetërore miqësore për të cilat Republika e Kosovës është dhe mbetët e përkushtuar!

“Kryejeni punën edhe pse të gabuar dhe mëpastaj ankohuni”-sic

Komisioni Ad Hoc i ish Presidentës , angazhohej aq fuqishëm për “delineimin” e Kufirit të Kosovës dhe të Malit të Zi ,qoft ,edhe sipas të dhënave kadastrale duke instruktuar se ,të njëjtat, do të mund të kontestoheshin në procedura ligjore !
Në këtë kontekst vlenë të apostrofohet edhe qendrimi i Gjykatës së Arbitrazhit nga viti 2017 për kontestin kufitar ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë me të cilin nuk është pranuar aplikimi i të dhënave kadastrale për demarkacion duke i quajtur inadapte “ The cadastres evidence title to land … of the boundary …as a matter of international law they do not definitivly constitute either tittle of the boundary…:

Megjithatë, sipas Komisionit Ad Hoc të Presidentës , preferenca do të konsistonte në vijëzimin “delineation” e Kufirit Kosovar – Malazez konform me kufinjët kadastralë të jashtëm përballë kufirit shtetëror edhe nëse të njëjtat do t’ ishin të padrejta apo të dyshimta për pasaktësi , pastaj do të mund të kontestoheshin në procedurë të caktuar Sic!
Rekomendimi i tillë i Komisionit Ad Hoc të ish Presidentës konsiston në zgjidhjen pragmatike politike për hir të rrethanave aktuale edhe pse vet implicite indikon se zgjidhja në atë mënyrë nuk do t’ishte e pakontestuar. Formula në fjalë perkon me thënien “ Kryeje këtë punë dosido dhe, ankohu më pastaj!

Mesazhi i tillë nuk është serioz ,në një anë dhe, është i papranueshëm,në anën tjetër , nga se ,në të mirë të kultivimit të fqinjësisë ndërshtetërore kosovare – malazeze, kërkohet demarkacioni sipas delimitacionit egzistues, historik e konstant të bazuar jo në të dhënat kadastrale por në kriteret primare të standardizuara në teorinë dhe praktikat juridike të mira ashtu që në atë mënyrë do të krijoheshin premisat themelore për kufi kosovar – malazez stabil, të qendrueshëm dhe të pranueshëm bilateralisht.

Prof dr Riza Smaka
Prishtinë, 30. Nëntor 2017

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu