Martirët e lirisë kanë vetëm emrin: DËSHMOR!…

0
697

Nga Martin Dedaj

Duke e ndjerë vehten komod në stafin redaksional të librit: “Përmbi dhimjen unë u ngrita” e pashë të udhës të shkruaj këto pak radhë për këtë liber, pasi e përjetova ndjesisht dhe më rrëmbyen pa masë momentet mbi të cilat ka lundruar autori teksa ka shkruajtur këtë libër të cilin e ka cilësuar si; “Librin e dhimbjes së tij shpirtërore” por ai është njëherësh edhe forca e ngritjes mbi këtë dhimbje për të parë nga e ardhmja. Se e ardhmja është drita dhe jeta. Eh sa e rëndë është brenga që mbart brenda vehtes autori i këtij libri me poezi, Osman Caka. E rëndë sa nuk ka, për besë! Një fjalë e moçme thotë se; “Kur i ranë brengat e dhimbjeve gurit ai s’mundi ti durojë dhe u qa, ndërsa kur i ranë njeriut i përballoj dhe u ngrit denjësisht mbi ta”. Njëri prej sojt fisnik të rracës njerëzore që sfidoi dhimbjen e të birit dhe u ngrit fuqishëm mbi këtë dhimbje është bash Osman Caka, humanisti dhe veprimtari i shquar por dhe shkrimtari e publicisti i njohur tashmë jo vetëm në Kosovë dhe mbarë trojet shqiptare. Ngritjen krenar mbi dhimbjen që ka përjetuar Kosaova martire dhe vetë ai, autori e shpreh përmes këtyre poezive përmbledhur sintetikisht dhe sinjifikativisht në titullin mjaft domethënës: “Përmbi dhimjen unë u ngrita”.
Dhe Osmani vërtet është ngritur vital mbi dhimbjen madje fisnikërisht teksa na sjell këtë përmbledhje poetike me një larushi temash, ku padyshim dhimbja për të birin Ilir dhe dëshmorët e tjerë të luftës së Kosovës dhe masakrën serbe mbi këtë popull fisnik, krenar dhe shekullor në trojet e veta, padyshim që zënë vendin kryesor, por të alternuara me padrejtësitë që trojeve shqiptare dhe banorve shekullur të tyre i’u janë bërë ndër shekuj, si dhe mjaft tematika të tjera të larmishme të rrokura në këtë libër.
Vitaliteti krijues i këtij autori merr vlera zgjatuese dhe përmasohet si një figurë gjeometrike shumë këndore, pasi përmes vargjeve të poezive të këtij libri, njëra më e bukur se tjetra dhe të vendosura si fishekët në gjerdan janë njëherësh edhe një apel për tu ngritur dhe bashkuar kundër çdo padrejtësie dhe mbi të gjitha atë shumë shekullore të copëtimit të trojeve tona amtare. Ai i sheh trojet shqiptare të bashkuara në një shtet të përbashkët, dhe kjo ditë nuk do të jetë e largët thotë autori.
Përmes këtij libri Osman Caka duket sikur bashkëbisedon përmallshëm me vendlindjen e tij të mrekullueshme për të cilën ka gjithmonë ndjesi të veçantë, kudo ai ndodhet. Ai kuvendon me malin e Sharrit, qanë hallet me lumin Lepenc, lundron në rrjedhat e krojeve dhe gurgullimën e ujrave të gurrave, pashitë e shtojzavalleve, cicërimat e zogjve, flladin e lirisë së Kosovës dhe amanetin e dëshmorëve të rënë për lirinë e saj dhe mbi të gjitha dhimbjen që përjeton për atë çfarë ka parë, duke qenë një dëshmitar biblik që nuk hesht por kallzon, duke na i rrefyer ato ngjarje të dhimshme të masakrës serbe mbi Kosovën martire, në vitin 1999.
Iliri djali i Osmanit, së bashku me të gjithë ato që flijuan jetën për lirinë e Kosovës janë dhe do të mbeten dëshmorë, ndaj të tillë duhet të trajtohen edhe nga instatncat shtetërore të Kosovës! Pasi ata dhanë për Kosovën gjënë më të shtrenjtë të tyre…jetën!. Madje Iliri ishte krejt i ri, vetëm 17-vjeç, prandaj apeli im për institucionet shtetërore të Kosovës është që ILIRI dhe të tjerët që flijuan jetën për lirinë e Kosovës, të marrin titullin: “DËSHMOR I ATDHEUT” dhe të adresohen ndaj kontributit të tyre; të gjitha nderet, vlerësimet dhe respekti që u takon, pasi këtë respekt e kanë fituar me aktin heroik të tyre dhe jua njeh gjithë populli martir i Kosovës, që gëzon agimin e lirisë të lindur mbi gjakun e tyre.
Përjetësisht mirënjohje ILIRIT DHE DËSHMORËVE të tjerë të KOSOVËS, që dhanë jetën për lirinë e saj! Sa i përket qëndrimit ndaj këtij problemi jetik për memorjen e Kosovës, fatkeqësisht disa segmente politike të saj, kanë filluar të predikojnë harresën me pretekstin se nuk duhet të humbin kohë duke u marrë me të kaluarën, por të merremi me të ardhmen.
Por unë i përkas atyre njerëzve që mbështesin dhe udhëhiqen nga parimi i një sentence të shkrimtarit nobelist Aleksandër Solsczhenin, i cili thotë se: “Nëse merremi vetëm me të kaluarën, na plastë njëri sy, por nëse do të harrojmë të kaluarën, na plasshin të dy”.
Miku im Osman! Krenar për veprën dhe sakrificin e Ilirit, dhe mbi të gjitha krenar për veten tënde që je shembulli i një shqiptari me zemër të madhe, të një fisniku që din të ngrihet mbi dhimjen, dëshmi e së cilës është libri i sapo dalë në botim i titulluar: “Përmbi dhimjen unë u ngrita”, i cili hijeshon bibliotekën e gjithësejcilit, si dhe i librave të tjerë që janë farkëtuar nga mendja dhe ndjenjat tuaj shpirtërore.

Osman Caka përjetues i dhimbjes dhe ringritjes…/ Profil i njëveprimtari humanist dhe shkrimtari.

U lind më, 20.06.1950 në lagjen Cakaj, katundi Vatë, komuna Kaçanikut. Shkollën fillore e kreu në Doganaj ndërsa ishte gjenerata e parë e gjimnazit “Skënderbeu” në Kaçanik. Studioi per shkencat juridike dhe më pas punoi si nëpunës në Kaçanik, ku spikati për ndershmëri dhe përkushtim të pa shoq dhe me një aktivitet të larmishën në lëmin e aktiviteteve shoqërore në dobi të komunitetit ku ai ka jetuar dhe shërbyer. Para luftës së Kosovës ka qenë koordinator i shoqatës “Nënë Tereza” Dubravë, më pas ka shërbyer si; nënkryetar i sindikatës së pavarur në komunën e Kaçanikut, kryetar i klubit të shahut “Shqipet’” në Doganaj të Kaçanikut, ku ka garuar në ligën e dytë të Kosovës. Ka qenë një mbështetës i flaktë i luftës për çlirimin e Kosovës. Më, 10.10.1998 themeloi celulen e UÇK-së. Ashtu si dhe shume bashkëkombas të tjerë si rezultat i reprezaljeve serbe, u detyrua të largohej nga vatrat e shkatërruara të luftës duke u angazhua fuqishën në sistemimin e të ikurve nga vatrat e luftës. Përjetoi djegjen e shtëpia të tij në Cakaj më, 6 Prill 1999, dhe në Duraj, Gabricë etj. Ka kontribuar maksimalisht në ndihmën për shpëtimin e njerzve nga djegjet dhe çfarë mundën nga pasurite që kalleshin nga flakët kërcënuese. Më pas është investuar maksimalisht në sistemimin e familjeve të djegura të fshatrave:Duraj, Gabrricë, Rakë, Doganaj dhe Bajnicë. Aktiviteti i tij ka në sy dhe u vu në shënjestrën serbe për tu ekzekutuar, por shtëpia e fisnikëve Marxhan dhe Bajram Terziu janë bërë vatrat mikpritëse dhe mbrojtëse të këtij veprimtari të paepur me shpirt të madh human dhe njerëzor.

Me 13 Prillit 1999, pas ofensivës serbe pushkatohen plot 11 persona, dhe Osmani u ngrit mbi dhimbjen dhe organizoi grumbullimin dhe sistemimin e të gjitha kufomave. Dhe të nesërmen më, 14 Prill 1999 organizoi perms dhimbjeve dhe lotëve proçesionin mortor të këtyre viktimave. Përjetimin e këtyre masakrave e ka dencuar në medjat vëndase dhe ndërkombëtare. Intervistën e parë e tij e ka dhënë për gazetën “Washington Post” dhe “DW” më,14.04.1999 në kufirin shqiparo-shqiptar Qafëshqipe-Jazhincë, si dhe ka dhënë intervistë për gazetën “Fakti” dhe televizione të ndryshme në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Organizoi pranimin e të ikurve nga Kosova në kampin e Bojanës nga ku arriti edhe të hapë shkollën shqipe në kampin e përqëndrimit. Ashtu si shumë familje edhe ajo e Osman Cakës migroj në Britaninë e madhe, përfshirë në planin e evakuimit humanitar më, 27.05.1999. Edhe atje nuk ndejti duarkryq por u angazhua maksimalisht, për të nxjerrë në dritë masakrën që kishte ndodhur në Kosovë gjatë luftës së vitit 1999. Ai ishte musafir i televizioneve më prestigjioze ne Angli në ditarin kryesor të mbramjes në BBC NWS në kohën kur u futën forcat e NATO-s në Kosovë, dhe plot 38 herë ka qenë në faqet e shtypit dhe kronikat e televizioneve Angleze. Pas një viti qëndrimi atje është kthyer në Kosovë për të parë vendlindjen e tij të cilën e ka gjetur shkrumuar dhe shkatërruar plotësisht, Rikthehet sërish në Angli për të vijuar aktivitetin e tij. Takohet me z. Battyn dhe kryetarin e ri z. Riaz Ahmedin ku i parashtron gjendjen e përkeqësuar shëndetësore të gruas së tij Nevrije, gjë e cila e detyroi të kthehej përsëri në Kosovë, ku qëndroi gati dy vjetë. Gjendja shëndetësore e Nevrijes ishte përkeqësuar pasi kishte kaluar një dhëmbje të madhe kur i pushkatuan djalin e saj, dëshmorin Ilir Caka më 13 Prill 1999! Përgjatë dy viteve Osmani ka shkuar e ardhur disa herë në intinerarin Kosovë-Angli. Nga zyra e emigracionit në Angli, pas shumë përpjekjesh arriti të marrë lejen për qëndrim të përhershëm në Angli, por pa fituar ende statutin për qendrim të përhershëm. Në Angli themeloi klubin e shahut ku e pagëzoi me emrin “Eagle”/“Shqiponja”, si dhe ka hapur shkollën e shahut, ku ka aftësuar 56 fëmijë shahista, dhe ka arritur të fituajë edhe tre trofe në Manchester.

****

Iliri, djali i tij i del një natë në ëndërr Osmanit dhe i kërkon të bëj diçka për bamirësen tonë Nanë Tereza. Dhe turravrap Osmani i është përveshur angazhimit për realizimin e kësaj ëndrre. Takohet me deputetin e parlamentit britanik nga Manchesteri Tony Lloyd (Që ishte njeriu i fundit që ishte takuar me kasapin e ballkanit Sllobodan Millosheviqi). Ai e përgezoj për idenë dhe i sugjeroi që të shkoj në New Office në Beswisk, ku u takua me drejtorin e sporteve z. John Dwan, i cili e ka ndihmuar për të gjetur lokacionet e nevojshme për realizimin e shtatores së Nanë Terezes, dhe kështu mori udhë realizimi i ëndrrës, ndonëse kaloi permes shumë pengesave të disa lobeve anleze. I vendosur për ti dhënë jetë këtij projekti, Osman Caka u takua me princin Charles. Gjatë bisedës ai i ka thënë; -Ti je i besimit mysliman dhe si përkrah përjetësimin e një katolikje? Pa u menduar dy herë zoti Caka i është përgjigjur; – Pavarësisht se ne kemi tre besime, por jemi të një rrace, kemi një gjak dhe i përkasim një kombi. Dhe Princi Charles e ka përgëzuar dhe i ka dhënë mbeshtetjen e tij. Këtë projekt e ka ndihmuar edhe shoqata “Nanë Terezë” në Lucern dhe kryetari i saj z.Pjeter Gjoni. Shtatorja e Nanë Terezës u promovuaa më, dt 05.09.2007, në prani të shumë autoriteteve kishtare dhe shtetërore si; Dom Lush Gjergji, zv/ministrja e Kulturës së Kosovës, Angelina Krasniqi dhe shumë personalitete të tjera nga Kosova, Zvicra dhe Londra, si dhe këshilltari i ambasadës shqiptare në Londer etj. Në vitin 2009 ka ngritur pllakën falenderuese për popullin dhe qeverinë angleze në strehimin dhe integrimin e familjeve kosovare te eksodit biblik te vitit 1999, me rastin e dhjetë vjetorit të tij në Angli. Më, 04.05.2010 kishte nderin të takonte kryeministrin anglez Tony Blear. Nën patrionatin e klubit të shahut “Shqiponja” themeluar nga vetë Caka gjashtë vite rrjesht ka organizuar turneun e shahut në ambjentet e Klubit Futbollistik Manchester City. Ka ndërmjetësuar dhe dhënë jetë mardhënieve të institucioneve vendore dhe qëndrore të Kosovës me Manchesterin, ku ai banon. Në turnetë e shahut që ka zhvilluar ka marrë pjesë dy herë delegacioni nga Ferizajt i përbërë nga z. Naim Ferati drejtor i sporteve dhe z. Mustaf Grainca, drejtor për ekonomi dhe financë. Po kështu ka qenë për vizitë në Manchester, kryetari i Komunës Ferizajt Bajrush Xhemali, i cili me ndihmen e zotit Osman Caka është takuar me protokoll me Kryetarin e Manchesterit dhe Oldhamit. Ai ka ndihmuar Kosovën nga viti 2009-2011 me materiale sportive, që e kalon vlerën e 15.000 eurove. Po kështu në vitin 2014 ka patur mysafir kryetarin Muharrem Svarqen, ku është pritur me protokoll shtetëror. Po kështu ka ndihmuar në ndërtimin e shumë shtëpive në fshatin e tij të lindjes dhe jo vetëm. Nga shokët e gjeneratës së tij është zgjedhur dy herë kryetar i këshillit organizativ në 30-vjetorin e themelimit të gjimnazit “Skënderbeu” në Kaçanik në vitin 1997 dhe 2001, ndërsa në vitin 2016 ishte anëtar i këtij këshilli. Pas një pune të gjatë sivjet është aprovuar kërkesa e tij dhe e qytetarëve të Ferizajt, që sheshi në Ferizaj të emërtohet sheshi; “Tony Blear. Po në vitin 2017 një rrugë në Ferizaj është emërtuar me emrin e djalit të tij, dëshmorit Ilir Caka. Pas shumë kohe është marrë vendimi për ngritjen e një pllake për dëshmoret dhe martirët e gjimnazit “Skendërbeu” qe ranë nga tre ofensivat serbe në komunen e Kaçanikut, financuar nga vetë ai. Përveçse një aktiviteti shumëdimensional human dhe atdhetar Osman Caka spikat edhe në lëmin e krijimtarisë letrare dhe artistike, kryesisht në prozë dhe poezi teksa ka sjellë për lexuesit një larmi botimesh me fokus kryesor genocidin serb mbi Kosovën në luftën e vitit 1999 dhe lartësimin e heroizmit të martirëve që dhanë jetën në ravën e gjatë të qëndresës dhe luftës për liri. Kolana e botimeve të tij publicistike në harkon kohor prej 5-6 vitesh ka patur një shpërthim vullkanor, që rrjedh nga nga fakti se vetë autori e ka përjetuar dhe ka qenë protagonist i atij genocidi biblik që serbia ushtroi mbi Kosovarët në vitin 1999. Osman Caka, deri tani ka arritur të botojë plot 14 libra dhe konkretisht: “Gjallëria e oxhakut tim” (Bukuresht 2011), “Toplica e zemrave tona” (Bukuresht 2012), “Mallë mërgimi” (Ferizaj 2014), “Pa gjak nuk fitohet liria” – Novelë (Ferizaj 2014), “Guri i shqipes” (Ferizaj 2014), “Flaka e sharrit” (Bukuresht 2015), “Lotët e mërgimtarit” (Ferizaj 2015), “Rreze lirie” (Ferizaj 2015), “Për ty Ilir më kaplon një mall” (Ferizaj 2016), “Flas me vendlindje” (Ferizaj 2016), “Kaçanik po vjen” (Bardhi 2016), “Gjashtëdhjetë e gjashtë” (Ferizaj 2016), “Trembëdhjetë Prill 1999” (2017), “Rrezja e Sharrit” (2017), dhe tani së fundi vjen përpara lexuesëve me librin me poezi: “Përmbi dhimjen unë u ngrita” dhe ka në process librin me ese: “Flijimi dhe amanetet e tim biri- Ilirit”.

Lezhë, Fillim Korriku 2017

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu