Sot fillon Kampionati Botëror, ndeshja Rusi-Arabi Saudite e bën hapjen

0
117

Pritja e madhe merr fund dhe nga sot fillon gara më e madhe e futbollit në botë.

Sot nis Kampionati Botëror ‘Rusi 2018’, ku ndeshja hapëse do të zhvillohet mes vendit organizator dhe Arabisë Saudite.

Takimi do të nis nga orë 17:00, ndërsa para ndeshjes do të jetë ceremonia hapëse.

Këngëtarja jonë Era Istrefi do ta bëjë ta bëjë hapjen në krah me Will Smith e Nicky Jam me këngën zyrtare të këtij Botërori.

32 skuadra do të luftojnë për trofeun aq shumë të ëndërruar, por vetëm njëra prej tyre do të ketë mundësi për të triumfuar.

Të sigurta janë emocionet dhe spektakli që nisin pikërisht me ndeshjen e sotme Rusi-Arabia Saudite.

Rusia para ndeshjes (Getty Images)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu