Ekskluzive për Çakorrin, deshmi nga shkrimtari Gustav Krklec, perkthim nga Smajl Smaka

0
342

Gustav Krklec

Reportazh nga libri “Peisazhe e personalitete” poetit kroat Gustav Kërklec

( Fragment)

Prej Pejës deri në Kotorr

… Rruga prej Pejës në Andrijevicë,që e kishin trasuar austriakët,punohej me ritëm të shpejtë.Gjurmëve të “golgotës shqiptare”,hapej dhe pritej drumi i bardhë transbalkanik,lidhja e parë e prapavijes me detin e kaltër. Rruga ndërtohej njëkohësisht nga të dy drejtime – nga Peja drejt Andrijevicës dhe nga Andrijevica drejt Pejës. Në vendin Kotlovi dëgjuam shpërthimin e dinamitit dhe thyerjen e shkëmbijve..Nder bjeshkët e ashpra, të pakalueshme,ndeshim viadukte,grumbuj zalli e dheu, bedeme dhe ura. Ndodhte kështu në kprrokun përcëllues të vitit njëmijë e nëntëqindë e njëzet e pesë.

Në kilometrin 2o, në pyllin e dendur e të flladitshëm na prisnin kuajt me samarë. Karvani shumë I gjatë, prirë nga ingjinierë,filloi që të ngjitej Çakorrit përpjetë. Me këngë, ku kënga nuj ishte dëgjuar më parë.! Me entuziazëm dhe me të qeshura, kah kishte kaluar vetëm pikëllimi e varfëria !.Shqiptarët fillimisht na shikonin me çudi. lMë vonë sikur u zbuten,na u bënë më të afërtë. Njeri syresh edhe lypi dorën e vajzës që ishte me ne.:

_Sa vjeçe je?

-Nëntëmbëdhjetë!

-Qenke e vjetër,por megjithatë të kisha marrë…

Dikund në kilometrin e tridhjetë u takuam me Sali Ramën, me kaçakun dikur të famshëm, I cili në vitin 1919 ishte shantazhuar, kur e rebeloi Rugovën,Plaven dhe Gucinë. Por fiset malazeze e kishin zbutur…

-“Qëlloje djallin,që të mos mbetet gjurmë!”.

Sali Rama ishte dorëzuar,e kishte demobilizuar çetën prej 12o vetash dhe kishte dhënë besen.Fjalët e ti të para ishin:

– Çun,shih bjeshkët, ja ujin e cemtë, të akulltë, kendo e ta shohesh se çfarë është komita.!

Pastaj nxori një pasqyrëz, I rrumcalli mustakët dhe qeshi lumturisht

-Ende jam çun,vëllaçko.!
Pastaj u zhduk.Nբ majen e Çakorrit e takuam sërish. Aty ingjinierër kishin përgatitur një gosti të vogël. ,kurse Sali Rama dhe dy kaçakë nga çeta e ti na shërbyen.

-Merr vëlla, ha, pi, këndo, mos e harro kurrë bjeshkën tone.Rugoven tone..

(Botuar në gazeten zagrebase “Vjesnik

1951

(Zgjodhi e përgatiti Smajl Smaka)

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu