Gruaja që theu traditën 226-vjeçare

0
149

Bursa e Nju Jorkut për herë të parë që nga themelimi para 226 vjetësh do të ketë një femër në krye të saj.

Stacy Cunningham, e cila nisi karrierën si tregtare në bursën e Nju Jorkut dhe aktualisht drejtoreshë e operimit në grupin NYSE, do të jetë presidentja e 67-të e kësaj burse, njoftoi sot Bursa Ndërkombëtare.

Kjo do të thotë se gratë do të udhëheqin dy bursat më të famshme në botë.

Adena Friedman u bë drejtoreshë e përgjithshme e bursës Nasdaq në fillim të vitit 2017.

Thomas Farley, presidenti aktual i Bursës së Nju Jorkut, do të drejtojë një kompani për blerje të veçanta. /kp/Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu