Intervistë me Deputetin Ramiz Kelmendi

0
136

Zoti Kelmendi, si iu lindi ideja për t’u marrë me biznes dhe a kishit një profesci (parandjenjë) se do të arrini këtu ku jeni sot?
Unë isha ne biznese shoqërore, isha drejtor i ndërmarrjes shoqërore ‘Elmont’ (ndërmarrje për ndërtimin e largpërqusve elektrik dhe instalimeve elektrike në objekte banimi) por u shkarkova nga Kuvendi i Serbisë nga pozita e drejtorit vetëm se isha shqipetar i sukseshëm. Lwhstu, u detyrova të hapi ndermarrjne me emërtim ‘Elkos’, në vitin 89 , por kisha besim në arsimimin, angazhimin dhe profesionalizmin tim dhe besoje qe do jem i suksesshëm , pore jo ne kete mase (keto mund te realizohen vetëm ne kushtet e transformimeve politike dhe ekonomike qe ndodhen ne regjion).

Berluskoni kishte një thenie,Mos me pyetni(vetëm) për Një milionin e parë? Juve mund t’iu pyesin edhe për hapat e parë dhe milionin e parë,si erdhi ai?
Berluskoni kishte një treg mbi 50 million, dhe një shtet te pavarësuar që moti dhe mund të arrinte edhe miliardat, por ne në Kosove mund t’i ëndrrojmë ato shifra sepse nuk kemi numrin e banorëve dhe nuk e kemi standardin italian, por këtu mund të punohet dhe të arrihen vlera të mrekullueshme. Megjithartw, munde t’ju them se për të arritur te milioni i parë më janw dashur shumë vite, deri në vitin 93, por që të njëjtat miliona të konfiskohen nga policia dhe ushtria serbe në vitin 99, por të rifilloj menjëherë në qershorin e 99-të, dhe t’i kthehem realizimit të milionit të parë, por për së dyti.

Kishit depërtuar rrufeshëm,madje në një mjedis,ku privatizimi nuk kishte i stimuluar dhe gjithaq i mbrojtur.Megjithatë,i hytë rrezikut dhe nuk gabuat?
Kemi priture privatizimin që nga viti 99 deri ne vitin 2004, ishte një pritje dhe një mundësi akumulimi të mjeteve për të privatizuar objektin e parë, dhe furishëm kam vepruar për futjen në punë të këtyre objekteve të privatizuar, që me punën vetanake të këtyre objekteve kthenin obligimet e krijuara nga kreditë bankare të Kosoves dhe për të gjitha këtom bankat zënë vendin kryesor në financimin e kompanisë sime, lehtë është të përparosh nëse ke në kontrolle shpenzimet.

Një thënië e urtë popullore thotë:,Nga njeriu i pasur nuk ka dëm askush”.Juve ua kanë parë hajrin shumë familje.A iu janë mirënjohës?
Nga njeriu i pasurr nuk ka dëme, është thënie e mirë, por për Kosovën tonë më mirë kishte me tingëllue nga të pasurit e shumtë ka shumë dobi, sepse unë gjithnjë kame synuar që ata që punojnë në kompaninë time të kenë ardhura personale të mira dhe atë kam arritur ta bëj, por edhe synim i imi është qe edhe prodhuesit tjerë që bashkëpunojnë me ne të jenë të pasur.
Sa i përket a janë mirënjohës të punësuarit, ajo reflektohet me të arriturat tona, pa pasur mirënjohje nga te punësuarit, nuk mund të kesh shërbim të mirë për konsumatorët, prandaj kënaqësia e të punësuarve dhe familjeve të tyre reflektohet në blerje.

Por,biznesi i ka edhe sfidat e veta.Nuk është një rrugë e lehtë nëpër të cilën mund të ec gjithkush.Shumica ndalën në gjysmë të saj,dekurajohën dhe falimentojnë,kurse ju njihni vetëm suksese dhe ecje gjigante,kulminate,pasionante?
Biznesi ka sfida të llojllojshme dhe të natyrës fillestare që nuk paraqet ndonjë pengesë, sepse pjesëmarrja jote në treg nuk është e vërejtshme, nuk e pengon shumë dhe mendohet se nuk do ju shkojë gjate, por kur fillon të jesh në mesatare të zhvillimit, fillon sfida e mundjes së pengesave të shumta dhe pengesave individuale, dhe disa të tjera, por sfidat shtohen edhe më shumë kur mbërrin një distancë nga të tjerët atëherë janë sfida të ndryshme dhe të panjohura me literaturë, e që duhet të përballohen me kujdes të veçante. Kur je i pari, çdo gjë vërehet, çdo gjë komentohet dhe gjithnjë mendohet se nuk e ka gjatë, por ajo do varet nga mekanizmi menaxherial dhe delegimi i kualitetshëm dhe i mbikqyrshëm i detyrave, shpenzimeve dhe planeve, por tani je duke lundruar në ujëra të thella, munde të krenohesh që je notues i fuqishëm dhe që duhet të planifikosh me kujdes çdo gjë se nuk varesh vetëm ti, por edhe 2000 të punësuarit dhe familjet e tyre duke kyçur edhe bashkëpunëtorët prodhues dhe shërbyes.

Çka është ajo që e bën një njeri të ketë suskes në biznes.Cilat janë tiparet kryesore,që duhet përmbushur për të qenë i suksesshëm ,sikurse jeni ju?
Për të qenë i sukseshëm, duhejt të jesh i sinqertë në realizimin e marrëveshjeve, i besueshëm (besnik bëju, por besë mos ju zë të tjerëve), ndaj të tjerëve, shpenzues i kujdesshëm, i kujdesshëm në përzgjidhjen e bashkëpunëtorëve dhe respektimin e tyre, ngritja profesionale vetanake dhe e bashkëpunëtorëve, respektimi i punëtorëve, trajtimi me kujdes i kërkesave të tyre.

Thuhet se jeni shumë i disiplinuar në punë.Madje,këtë veti e keni futur në familje.Keni katër fëmijë,dhe (edhe ata),tashmë e kanë mësuar recetën tuaj,se duhet punuar,punuar dhe vetëm punuar?
Po, jam dhe kam qenë shumë i disciplinuar, elegant dhe i kujdeshëm gjithnjë, kurrë nuk jam vonuar në punë, që nga përfundimi i fakultetit të elektroteknikës, pranë Universitetit të Prishtinës në vitin, 81. Krejt kwto vite nuk kam marrw pushim mjekësor dhe për nga principi im nuk shtyje të tjerët të punojnë, apo anëtarët e familjes të mësojnë, por ju shërbej si një paravan se tiparet e të qenit të arsimuar, disciplines dhe menaxhimit me aftësi intelektuale të arsimuar, e jo me atë të trashëgimisë kam arritur që fëmijët e mi të jenë rrugës sime dhe ndoshta me disa veti edhe ma kanë kaluar.

Populli thotë se punëtori,ia merr Zotit me zor.Por,a duhet të ketë njeriu edhe pak fat dhe talent për biznes?
Po, edhe fati është njëri prej faktorëve kryesorë, sepse këtu mund të shpjegohet se ndryshimi i sistemit juridik dhe ekonomik dhe paslufta kanë hapur mundësi të kyçjes së furishme për të cilin kam pasur guxim dhe këtë e kthejmë si fatë. Por, fati mund të kalojë nga dera e mos të kyqesh nga mëdyshja fati është gjithnjë pranë këmbëve tuaja, gjithnjë do ju pret që të shkelni në të, e për këtë nuk mjafton t’i lëvizësh këmbët, por të akceptosh çka me lëvizë.

Ju tashmë nuk ka dilemë i keni mësuar të gjitha sekretet e suksesit.Biznesi ka shumë sekrete dhe shumë çelësa,por duket se ju i zotëroni të gjitha sekretat dhe keni gjetur të gjithë çelësat.Pra,nuk ka treg dhe derë që nuk e hapni menjëherë?
Biznesi është një nocion i përgjithësuar, kure të hipësh ne trenin e biznesit do kesh dyer të suksesit për të hapur pakufi, por mvaret se sa nga këto dyer deshirojshe t’i hapësh. Për çdo njeri nevojitet nga një çelës që në dukje është identik, por nuk hapë dyer pa u modifikuar vet, por e shef se çfarë kënaqësie ndien të jesh i sukseshëm dhe të kesh, e të mos varesh nga mëshira e çdokujt.

Thuhet se paraja shkon tek paraja.Pra,paraja e sjell paranë.Pajtoheni me këtë sintagmë?
Paraja sjelle paranë, thuhet, por pa e qarkulluar atë para me profit të caktuar pozitiv, mundesh t’i zvoglojshe, apo të qëndroshe në vende.

Ju,keni punuar me të njëjtin hov gjithmonë dhe sukseset kurrë nuk mungojnë,madje ato sa vijnë e shtohen?
Kontinuiteti i punes sime ka trende te rritjes , por te transferimit te punve te kaluar tek te tjeret, kjo po me mundeson qe kompanija ime te ngritet ne zhvillim ne Losove dhe me synim ne Maqedoni dhe Shqiperi. Porse per tu zhvilluar duhet deomozdo te jeshe i qendrushem ne pozicionet e kaluar.

A ka milionerë të shumtë Kosova dhe a ka bashkëpunim ndërmjet tyre,apo,larg qoftë njëfarë xhelozie?
Edhe pse po me quani milionere, une ndihem si nji njeri i mesem, ka ne Kosove edhe milionere te tjere dhe mardhenja ime me te gjithet eshte e mire, ne nji nivel te knaeshem, pore nuk ndihem mire kure nji pjese e madhe e bashkeqytetarve jane ne hall te varferise, dhe kjo me bene te punoje dhe te bashkepunoje me koleget e tjere qe te zvoglojme varferin duke tentuar qe te varferit te pasurohen e jo te pasurit mose te egzistojne.( me lehte eshte te pasurit ti zbresesh se te varferit ti pasurosh , pore duhet zgjedhur te miren )

A ka filluar të hetohet kriza(evropinae) edhe në Kosovë?
Kriza evropiane nuk ka filluar te hetohet ne Kosove dhe nuk do hetohet gjate vitit 2012, por nese vazhdon edhe ne vitin 2013, atëherë do hetohet nëpermjet remitavcave që vijnë nga familjarët e dashur që kemi ne Evroprë, por te dini se ne kemi një standarde falë sakrificave të shpenzimeve dhe lluksit qe shkurtojnë mergimtarët tanë për familjet e tyre dhe ne si shërbyes të tyre.

Punoni me njerëzit që iu besoni.A ka ko shumë rëndësi kur fitohet besimi i ndërsjell?
Po baze e mire e punes eshte besimi i krijuar, pore sot me keto kriza te njëpasnjëshme duhet qe besimi i krijuar te transferohet edhe me banka (pra me instrumente bankare) sepse partneret munden nga ndonjë krizë të përzgjedhë kosovarit me mashtru.

A ka atmosferë të shëndosh në Kosovë dhe çka i duhet Kosovës,aktualisht?
Kosova është një vende i virgjër dhe i shëndoshë për të bërë biznes, por ne duhet të ndryshojmë veten se biznismenet me bizneset e tyre, punesojnë njerëz (dhe qëllimi është që nëpërmet te punsuarve te nxjerrin profit dhe mallra), qeveritaret krijojne legjislacion dhe ambient te pershtatshem per te bere biznes , si nga vendoret dhe nderkombetare. Biznismeni eshte njeri, si vendore apo nderkombetare, por gjithnjë fillimin e bere vendori e pastaj i bashkangjitet nderkombetari per te ndertuar biznes akcionar dhe te fuqishem.

Jeni edhe deputet n Kuvendin e Kosves. Duket se politika po ju josh? Si e kuptoni ju politiken dhe pse keni hyre net e?
Politika nuk më joshë se në shpirte jam punëtor, por në parlament kam hyrë si mundësi për të ndryshuar legjislacion në funksion të biznesit me përvojën time që kam, por nuk po arrije të ndryshojë shpejtë.

Cili është mesazhi për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë të suksesshme në biznes dhe politike?
Mesazhi i imi për të rinjtë është se gjatë studimeve mos e lëshoni mundësinë e arsimimit që ju afrohet nga profesorët tuaj dhe nga literatura sepse do ju nevojiten për tërë jetën, kur të punësoheni merrni për bazë punën konformë ligjeve në fuqi se ju bëne të ligjshëm dhe të paprekshëm nga armiqtë dhe konkurenca jolegale. Per ata që kanë biznese të shkojnë më tutje në zhvillimin e tyre se biznesi eshte një oqean i madhe dhe ka vende ende per ne. Ndërsa për politiken që ti kenë larg duart e tyre nga biznesi, biznesi ka nevoje për legjislacion mbrojtës e jo favorizuae, dhe bizneset mund t’i rregullojne raportet e tyre me ekonomin e tregut.

intervistoj Shaqir Foniqi

Faleminderit dhe iu dëshirojmë suksese edhe më të mëdha,sepse suksesi e sjell suksesin?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu