Kadri Veseli vs Aleksandër Vuçiq: cilit i del fjala e vërtetë!!!?…

0
88

08 Shtator 2018
Dy informata gjatë kafes së mëngjesit;
Info 1, nuk u lejuan forcat policore të Kosovës të dalin në Ujomani, për të siguruar ambientin që do e vizitoj Presidenti serb Vuçiç. Na befasoj me shumë deklarata për investime strategjike në veri të Kosovës. Kur ky birë kurve, flet me admirim për Milloshevicin dhe kohen e tij të fuqishme që po i mungojka këtij kopilit!?
Përndryshe, ndjehu sigurt si në shpinë tënde se parinë e Kosoves, asnjë ku duhet si ke. Presidentin e kemi jasht vendit! Kryeministri hiking bjeshkëve juglindore. Ministri brendshëm, hiking në bjeshket perendimore. Mbase për t’ia sigurua tripin kryeVV-së meq ka psue trauma emotional nga takimi me lideri e kombit Sali Berisha. Ministri I Forces, në ato veriperendimore! E këshilltari ushtarak po I matë hijet me qinxha.
Megjithat PUN/KFOR, është në nivel të përgjegjësisë me Rezolutë e Kushtetutë. Rrnoftë USA!??
Me siguri se I pari I kuvendit, si vëndas e paska marë përgjegjësinë për zhvillimet në veri e vend.
Kjo më bëri të ndjehem të paktën i sigurt…!?
Shumë pak i tronditur!

Info 2, në tavolinë për kafe mu bashkëngjiten edhe dy mjek stomatolog. Filluan te flasin për nivelin dëshpërues te shëndetësisë në Komunën e Gjakovës.
Furnizimi me barna bëhet nga “GALENIKA” e Beogradit me ekskluzivitet.
Lista e barnave esenciale është zero (0);
Dr. Ilir Beqiri e beri publike ketë situatë në repartin e kirurgjisë në Gjakovë dhe u suspendua;
Një pacienti i kishin vënë “bllamb” tre here radhazi në të njëjtin dhëmb. Kjo nuk mund të ndodhë. Këtë duhet ta hetojnë inspektorët shëndetësor. Për më keq i kanë vënë pa e pastruar gërryer dhëmbin fare dhe erdhi pacienti i ajun me infeksion.
Në fshatin Damjan, karrigia stomatologjike, dhuratë e KFOR it Hungarian, para 15 viteve, është defekte, e shtrembëruar në një anë, pa llambë ndriçuese. Ambulanta është e rrethuar nga shkurre e therra as nuk vërehet ku është, hyrja një rrugice balte, po harrove dritaren hapur hyjnë gjarpinjtë brenda, e kafshët kullosin atypari.
Epo nuk asht çudi pse ndodhe kështu, se drejtoresha e shëndetësisë është infermierë me shkollë të mesme. Drejtoreshë e një mori mjekesh me specializime, master e doktoratë.
Kur ministër caktohet personi që përvojën e pare të punës pas përfundimit te studimeve e ka pas menaxhimin e një kafeterie.
Nga dëshpërimi nga sa dëgjoja , nuk e piva kafene e dyte dhe te trete si traditë dhe ndërrova kafenenë.
Edhe këtu ishte e pamundur të pija kafene ngase aty takova një profesor e drejtues shkolle të nivelit të mesëm të lartë. Fliste për dështimin e programit në shkollat profesionale, të cilat duhet të jenë katër vjeçare që ti përgatisnin komplet të rinjtë për tregun e punës jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë . por, askush nuk brengoset që me shkolla profesionale tre vjeçare , të rinjtë tanë nuk janë të kompletuar për tregun e punës ta zëmë në Gjermani, duhet të ri kualifikohen.
Për me keq e dëshpëruese ishte detyrimi për të nënshkruar diploma të nxënësve që tërë shkollimin në të gjitha lëndët mësimorë vlerësohen me notën më të dobët e dalin të diplomuar pikërisht siç vlerëson edhe raporti vjetor i BB, “shumë diploma pak dije” apo “analfabet me diploma”.
Këto e shumë tjera që i dëgjojmë çdo ditë mbi dëmet që i bëjmë vendit tonë, në arsim, ekonomi, tregti, ambient, siguri, politikë, diplomaci etj., më bënë të reflektoj se kush po i bënë më shumë dëm Kosovës e popullit tonë , Serbia sot apo guxoj të themi edhe në kohën e luftës apo vet Ne çlirimtaret e pushtetarët?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu