Kosova është bërë vend i pazareve të pista?!

0
41

Nga Skënder MULLIQI

 Afrikanët do të ishin shumë të lumtur të sigurojnë bukën , së nuk  kan mundësi të sigurojnë standardë të lartë siq e ka  kontinenti i Evropës . Ne Evropë zhvillimi i një shteti matet më  zhvillimin  ekonomik, nivelin e arsimimit, kulturën , mbajtjen korrekte të zgjedhjeve , mënyren e jetës kualitative, dhe shumë çka tjetër që  njeriun e bën të lumtur në këtë botë. Evropa për shumë jo evropian është bërë vendi më i preferuar për të jetuar. Sigurisht së në jetën e mirë të shteteve të zhvilluara  ka ndikuar edhe elementi demografik në krahasim më Afrikën, e cila për një kohë jo shumë të gjatë, e ka shumëfishuar numrin e popullatës. Afrikanët ,por edhe  nga kontinentet tjera të botës në rrugëtimin për të gjetur një jetë më të mirë, po ja mësynë më të madhe Evropës. Kjo ka bër që të shtohet edhe problemi më refugjatët.Edhe  shqiptarët nga trojet etnike , kështu edhe nga Kosova e varferuar nga matrapazët , hajnat , delengjite  politike e biznisorë , po largohen njerëzit sidomos të rinjët masovikisht . Nuk po e durojnë  dhe as nuk po e deshirojnë jetën e keqe në Kosovë . Në jetë gjithëqka është relative , prandaj edhe thuhet së njeriu i shëndosh ka shumë probleme , kurse njeriu i sëmuar ka vetëm një problem- si të shërohet.Ka mundësi gjithmonë të gjenden  ngushllime të rreme,  kur dihet së shumicës sot ju ka bërë jeta  e veshtirë së para 10 vitësh. Dhe, të heshtesh para kësaj më arsyetimin banal  së po kemi bukë më hangër , është justifikimi më i keq i mundshem  .Kur e bëjmë krahasimin e jetës në Kosovë më jetën në shtetet e zhvilluara të Evropës, kjo ndikon në rritjën enorme të atmosferës së  pesimizmit.  Ndikim të madh të njerëzit ka edhe ana psikologjike . Nuk është ka mendon kush nga kjo klasë politike që Kosova të bëhët vend më përspektivë për të jetuar, së edhe në jemi në Evropë. Jemi bërë vend i pazareve të pista , vend  ku po lulëzon korrupcioni , krimi i organizuar, gjithëfare hajnive dhe hajnave , jemi berë vend ku nuk  sundon si duhet  rendi dhe ligji. Në Kosovë rendin dhe logjin janë duke e bërë të fortit, sikur në feudalizem.Për qudi ky popull ka heshtur si varri para këtyre deshtakeve politikë  , para ketyre  delengjive .Kemi stagnuar , kemi mbetur të izoluar , jemi varfëruar së ky popull ka fjetur, së nuk po ringritet për ti kërkuar dhe për ti realizuar të drejtat e tyre legjitime . Kjo qka po ndodhë më Kosovën në planin ekonomiko-social dhe në planin politik duke i shitur sërish tokat shqiptare,  në kushte kur nuk i kemi me hasmat mbi krye , është shumë e quditshme të na ndodhë.   Nese mendojnë së nuk  ju prishë punë atyre vet nese Kosova ngadal zhbëhet , do të gabojnë shumë , së edhe ajo pasuri e paligjshme të cilat e kan grabitur nuk do të ketë kurrfare vlere për ta. Të tregohen kaq njerëz lakmitar dhe kaq jo ambicioz pak kush e ka menduar. I kemi pasur të gjitha mundësit të tregohemi të ditur , të vyeshem , ambicioz e serioz për shtetndërtim e mirëqenje të përgjthshme. Arsyetime gjithmonë mund të gjenden për secilin veprim të keq.  Por , çfare arsyetim është ai se?! Lufta zotëri të ndëruar ka përfundur në vitin 1999. Shumë shtete të rajonit u bën pjesë e Evropës, e ne nuk kemi ende as liberalizim të vizave. Kushtin tjetër që kemi për ta plotësuar siq është lufta kunder krimit dhe korrupcionit , më këtë klasë politike nuk kemi mundësi ta plotësojmë kurrë. Shumica nga këta njerëz që ishin për 18 vite në krye të shtetit ,janë  implikuar në forma të ndryshme  në krim dhe   korrupcion, dhe pa u larguar ata nga politika   ,dhe pa dhënë llogari para organeve të popullit , nuk do të kemi zhvillim , prosperitet dhe as avansim të procesve demokratike. Evropa e Bashkuar do të jetë shumë largët për shqiptarët. Ne, patem shumë përparësi , i patëm të gjitha mundësit dhe parakushtet ekonomike e të fuqisë punëtore që punët të na shkojnë mirë . Këto mundësi nuk u shfrytëzuan pse i zgjodhem njerëzit që nuk u treguan serioz  për zhvillim të gjthëmbarshem, nuk tregauan së dinë dhe dojnë të punojnë mirë për shtetin e ri të Kosovës, për të cilin u gëzuan të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë dhe veprojnë .Këtyre njerëzve të politikës nuk u ka mbetur arsyetimi dhe argumenti  me i vogël  për gjendjen jo të mirë në të cilën është katandisur  Kosova …

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu