Krasniqi sot lufton për titull të Evropës, për të botës shpreson në Prishtinë

0
144

Haxhi Krasniqi i kthehet të shtunën (sot) skenës së madhe të boksit, në tentimin e ri që shpreson se do ta dërgojë te titulli i botës në boksin profesionist. Krasniqi në Bad Toelz të Gjermanisë do të përballet me rusin Stanislav Kashtanov.

Meçi është i vlefshëm për titullin e Evropës në kategorinë super të mesme. Titulli i Unionit Evropian të Boksit (EBU) është vakant, shkruan sot Koha Ditore.

Në fakt titulli i Evropës i EBU-së është titulli më i vjetër evropian në boksin profesionist dhe për shumë njerëz është edhe titulli i vetëm i vërtetë i kampionit të Evropës në boks. Meçi i Krasniqit pritet të nisë rreth orës 21:45.

Junikasi Krasniqi, që në boksin profesionist njihet me emrin Robin, pret që të fitojë dhe kështu të rrisë gjasat që të sigurojë luftë të re për titull të botës. /kohanet/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu