Kush është favorit Joshua apo Takam

0
48

Joshua është favorit i padiskutueshëm kundër Takam për meçin e sotëm që do të zhvillohet nga ora 23:00.

Kampioni i botës në boks, Anthony Joshua, do të zbresë sonte në ring për herë të parë që nga prilli i së shtunës mbrëma, kur nokautoi Wladimir Klitschkon.

Britaniku do të tentojë sonte të mbrojë titujt IBF dhe WBA në kategorinë super të rëndë kundër Carlos Takam, pasi kundërshtari i tij i parë Kubrat Pulev është tërhequr nga gara për shkak të lëndimit.

Joshua thotë se tani ndjehet shumë i përgatitur dhe shumë rehat për ndeshjen e sotme që zhvillohet mes tij dhe kundërshtarit të tij.

“Unë u zhvillova shumë më tepër sesa në përgatitjet e trajnimit. Ndoshta tani unë do të filloj të rritëm dhe më shumë në profesionin tim, dhe të filloj të gjej peshën time natyrore. Unë tani definitivisht ndihem shumë më mirë se në luftimet e mia të mëparshme”, ka thënë Joshua.

Meçi do të nisë në orën 23:00 (sipas kohës sonë) në Cardiff “Principality Stadium” në Uells, para mbi 70 mijë shikuesve e milionave të tjerë para ekraneve./Insajderi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu