Lamtumire veterani i UÇK-se Hasan Asllan Dembogaj

0
156

Lamtumire veterani i UÇK-se Hasan Asllan Dembogaj

Fjala e komandantut Te Brigades 136 Rugova. Z. Sali Lajçi

I nderuari baca Isuf, e nderuara nëna Xhevahire e nderuara bashkshorte e Hasanit Arditë të nderuar djemë të Hasanit, Fortion e Albion dhe vajzë Albiona.
Të nderuar familjarë të Hasanit, të nderuar bashkëluftëtarë, të nderuar kolegë të Hasanint nga Policia e Kosovës, të nderuar përfaqësues të institucioneve dhe të gjithë ju të pranishëm.
Jemi këtu sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit Hasan Dembogaj, njërit ndër eprorët dhe luftëtarët e brigadës 136 ”Rugova” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hasani u rrit në familjen Dembogaj me tradita të larta kombëtare, ku që nga fëmijëria hetoi peshën e robërisë dhe amanetin e të parëve për mbrojtjen e kufirit. 
Unë e njoha Hasanin gjatë mbajtjes së Lojërave Tradicionale të Rugovës, kur ai me zotësinë e tij dëshmonte jo vetëm forcë e përgaditje profesionale por edhe përkushtim për traditën e vendit dhe dashuri në ruajtjen e kësaj tradite, ku u stolis shpesh me medalje dhe mirënjohje.
Me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai u bashkua pa hezitim në luftën për liri.
Kreu detyra të rendsishme fillimisht në Shtabin Lokal të Bogve pastaj në Shtabin Rajonal të Rugovës, për shkak të gadishmeris se lartë u emrua komandant bataloni në brigade 136” Rugova”
Hasan, ti së bashku me vëllanë Halilin, djemtë e axhallarëve Demën, Dritonin, Ukën, Enverin etj. dhe me përkujdesje të axhës Musë Veselit nuk ju ndave luftës as pas ofanzivës së prillit të vitit 1999, të ndërmarrë nga forcat serbe në Rugovë.
Ti ju bashkove luftëtarëve të brigadës 138 ”Agim Ramadani” dhe me këtë dëshmove se lufta për liri njeh vetëm gatishmërinë për sacrificë në çdo cep të atdheut.
Shtati yt i lartë dhe shpatullat tua të gjëra ishin frymëzim dhe mburojë për bashkluftëtarët që ishin pranë teje në Rugovë dhe Koshare.
Nga dashuria e madhe ndaj uniformës së UÇK-së veshe uniformën e Policisë së Kosovës për të vazhduar kontributin në shtetndërtim. Prandaj të nderuar familjarë nuk mund t’i përmbledh të gjitha në këtë fjalë lamtumirëse, por kujtimi për Hasanin dhe bëmat e tij do të mbetet i pashuar.
Prehu në paqe veteran dhe bashkëluftëtar i nderuar Hasan Asllan Demëbogaj, sot kur të nderon Ushtria e Kosovës.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës së lirë.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakNga Admir Shkrepi
Artikulli tjetërNga Mehmet Musa

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu