Ligji për Qeverinë deri në fundvit, synohet kontrolli i numrit të ministrave e zëvendësve të tyre

0
50

Përmes Ligjit për Qeverinë, synohet të zvogëlohet numri i ministrave dhe zëvendësministrave, por këtë gjë duket se qeveria nuk e ka edhe aq prioritet.

Nisma për hartimin e Ligjit për Qeverinë ka mbledhur komisionin e themeluar me vendim të kryeministrit Haradinaj, raporton KTV.

Kryesuesi i këtij komisioni, Besnik Tahiri, thotë se para se të diskutohet për numrin e kabinetit qeveritar, duhet të diskutohet përmbajtja e ligjit.

Tahiri thotë se një draft i Ligjit për Qeverinë do të mund të krijohet deri në fund të vitit.

Por, shoqëria civile kërkon që ky ligj të saktësojë numrin e ministrive dhe të zëvendësministrave.

Visar Rushiti thotë se hartimi i këtij ligji duket se nuk është në interes të qeverisë aktuale.

Në mungesë të ligjit, qeveria nuk e ka pasur të kufizuar numrin e ministrave e as të zëvendësministrave.

Para hartimit të këtij ligji, qeveria thotë se do të miratojë Ligjin për Pagat, Ligjin për Shërbyesit Civilë dhe Ligjin për Administratën Publike./kohanet/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu