Milan kontakton trajnerin portugez të Fiorentinës

0
42

Vincezo Montella duket se i ka ditët e numëruara në postin e trajnerit të Milanit.

Kjo e fundit pësoi humbje para shikuesve të vetë në derbin e xhiros së Italisë kundër Juventusit me rezultat 2-0.

Fajtori kryesor për këto dështime po shihet trajneri italian, i cili duket se nuk po mund të krijojë një formacion fituese edhe pse kuqezinjtë u përforcuan tej mase gjatë afatit kalitmar të verës.

Milani i Montellës aktualisht renditet në pozitën e tetë me 16 pikë

Një prej trajnerëve që mund ta zëvendësojnë Montellan është edhe Paulo Sosa, i cili aktualisht drejton skuadrën e Fiorentinës.

Por, trajneri portugez nuk ka dëshirë të marrë një ekip në mes të sezonit me një projekt të nisur nga një trajner tjetër.

Menaxheri i trajnerit, Sem Moioli ndodhet në Angli, por pritet që nesër të jetë në Milano.

Në rast se Sousa refuzon, atëherë skuadra do të drejtohet nga trajneri i të rinjve, Gennaro Gattuso, deri në fund të sezonit. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu