Nga Admir Shkrepi

0
70

Admir Shkrepi, Ne vend te dollise

MOTRA E MADHE

                                                                        Magdalene, moj Magdalene

Na nderove shtepine e atedhene

 

E ku ta dime nga u  solle e peshtolle

Aq e larget dhe e afert n’a dole

Haprimin tende pak kund e ndale

Kaperceve dhena, dete e male

Ti n’a u case tok me diellin

Ti na pastrove token e qiellin

Ti zemrakja jone, moter, nene e mike

Derisa na solle rrezet, qendrove e s’ike

Ti deren n’a e hape me guxim e fuqi

Na solle fryme, buke e liri

Na lumnove  toke me guxim e dashuri

Ti na erdhe e paqte ne zemer

Nuk pyete dot per fe, fise as emer

Ti  motermadhja jone, shprese e drite te vone

E solle fatin kaltrosh ne vatren tone

Foles son ja perzure terrin e zine

Ti e njihje  dhe kuptoje  ferrin e mizorine

Dada jone e fati i bimes sone

Nga vrulli e afshi ne keshtu zakonisht te emertojme

Ne ashtu mejtojme dhe me zemer themi

Ne mendje, ne gjak e zemer te kemi

Gjersa te frymojme e gjersa te fluturojme

Doren ledhatuese e shpetuese do t’a admirojme

Pahin  tende ne koke e zemer ne perdite imbeltojme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu