Nga Zymer Ujkan Neziri

0
35

24.12.20, te kryredaktori

Recension, Gazeta e Alpeve, Tiranë, te A. Daci, 11.9.2020

Zymer Ujkan Neziri

Ndihmesë me rëndësi për etnokulturën e Hotit tëMalësisë së Madhe

(Libri Shoqëria kulturore-artistike “Rapsha”, Drume, Hot, Malësi e Madhedyzet vjet

 veprimtarisë, kryeredaktor dhe përgatitja për shtyp: prof. dr. Zymer Ujkan Neziri, Tuz, 2018, 438 f.) 

Libri Shoqëria kulturore-artistike “Rapsha”, Drume, Hot, Malësi e Madhedyzet vjet  veprimtarisë, hapet me “Parathënien” e hartuar me shumë kujdes dhe me të dhëna tëshumta nga Prëlë N. Junçaj, me titull: “Dyzet vjet të veprimtarisë sëshoqërisë kulturore-artistike “Rapsha” e Drumes së Hotit tëMalësisë së Madhe”. Në vijim është Hyrja: ’’Dëshmi për dyzet vjettë veprimtarisë së shoqërisë kulturore-artistike “Rapsha” e Drumessë Hotit të Malësisë së Madhe’’.

Pjesa e parë e librit përbëhet nga punimet studimore, të shkruaraposaçërisht për këtë përvjetor, nga autorë të njohur në disa fusha tëalbanologjisë: gjuhësi, folkloristikë, etnologji, etnomuzikologji dheetnokoreografi. Pjesa e dytë e librit, Aktivitete, ka të dhënatkryesore të punës gjatë dyzet vjetëve të kësaj shoqërie kulturore – artistike: pjesëmarrje në festivale të folklorit, organizimi ifestivaleve të foklorit, pjesëmarrje në manifestime kulturore dheorganizime të manifestimeve kulturore. Në pjesën e tretë janë tërenditura këngët e kënduara gjatë dyzet vjetëve në SHKA ’’Rapsha’’, të lekturuara me kujdes nga mr. sc. Marjan Lulgjuraj, qëpo ashtu kanë rëndësi shumë të madhe për trashëgiminë tonëkulturore në fushën e lirikës dhe të epikës gojore të Malësisë sëMadhe. Në pjesën e katërt janë renditur vendimet, reagimet, mirënjohjet, çmimet dhe shkrimet e gazetave. Pasojnë Pasthënia, Regjistri i emrave të njerëzve dhe Regjistri i emrave të vendeve.   

Pjesa e punimeve studimore fillon me fushën e gjuhësisë, ku prinakad. i asoc. prof. dr. Gjovalin Shkurtaj, me punimin studimorshumë me interes “E folmja e Hotit dhe vlerat e saj dialektologjike e etnolinguistike”, ku konstaton se të dhënat nxjerrin në pah afrinëshumë të madhe që kanë të folmet e Malësisë së Madhe njëra me tjetrën, sa mund të flitet si për një të folme të vetme, me disa dallimee luhatje. Të folmet e Malësisë së Madhe, sipas tij, dallohen prerazinga të folmet e tjera të grupit veriperëndimor dhe të mbarëgegërishtes edhe për arsye të ruajtjes së togjeve uo dhe ua, përfjalëformim e leksik dhe për raste të rralla të rotacizmit, kurse në tëfolmen e Hotit dallohen edhe formimet e emrave farefisnorë tëshkallës së tretë zanafillore, togfjalësha të qëndrueshëm e frazeologjizma.

Nga fusha e folkloristikës, prof. dr. Zymer Ujkan Neziri paraqitetme punimin studimor “Eposi i Kreshnikëve në fillim të shekullitXXI: Malësia e Madhe me qendër në Tuz”, ku, në kuadër tëprojektit ballkanik E5, për UNESCO (15 vëllime), trajton vëlliminme këngë nga kjo ane, të hulumtuara, të shënuara dhe të incizuaranë vitet 2012-2014. Lahuta (lavda), këtu ende përdoret, si në kohëne mbledhësit të parë, Nikollë Ivanaj (1905), ku kreshnikët vazhdojnësë jetuari edhe në shek. XXI. Legjendariteti, fantastikja, mitikja, rrëfimi i gjatë epik, Ora e Zana ende e mbajnë themelin e këtyrekëngëve. Shquhen edhe formulat, figuracioni poetik, pamjet poetike, portretet e heronjve, dialogu, dyluftimet, tiparet etike e morale, kodeksi i nderit, leksiku vendor etj. 

Nga fusha e folkloristikës edhe dr. sc. Ismail Doda paraqitet me punimin studimor “Këngët kreshnike dhe baladat e rinjohjes në Hot, Malësi Madhe”. Gjatë hulumtimeve më 1988, në Drume të Epërme, ka mblodhur dhe ka incizuar edhe dy këngë për Mujon e Halilin dhedy balada. që trajtohen në këtë punim: realizimi i dëshirave dhe iplaneve të personazheve, bëmat e tyre, mbajtja e besës, fuqiashprehëse gjuhësore, folklorike dhe estetike e vargjeve, interpretimi, roli i kalit e martesat me rrëmbim, Aga Imeri e rinjohja me gruan e parë pas kthimit nga Spanja në Ulqin etj. Autori vë në pah edherisitë, elementet e veçanta dhe të përgjithshme të këngëve nëkuadrin gjithëkombëtar dhe më gjerë. 

Studiuesja prof. dr. Afërdita Onuzi, nga fusha e etnologjisë, paraqitet me punimin studimor “Xhubleta shqiptare nëpër shekuj”. Që në fillim konstaton se ndoshta asnjë veshje shqiptare nuk ështëkonsideruar aq simbolike sa ajo me xhubletë, e përdorur nga gratë e zonës alpine të Shqipërisë Veriore. Veçoritë e kësaj veshjeje kanëtërhequr vëmendjen e shumë studiuesve. E veçanta qëndronkryesisht në prerjen e saj. Mbi të gjitha, veshja me xhubletë ka njësistem dekorativ shumë të rrallë, ashtu si edhe repertori i motiveve, por simbolika e tyre fatkeqësisht ende nuk është trans-kriptuar, pohon ajo dhe përfundon se veshjet në terakota janë me pamje fundi në formë këmbane (si e xhubletës së malësive shqiptare), të njohuraqë në mijëvjeçarin e dytë para Krishtit. 

Dr. sc. Rovena Vata paraqitet me punimin studimor “Frymimi shqipi kulteve, i dokeve, i zakoneve dhe i simboleve kombëtare në Hot”. Krahina e Hotit të Malësisë së Madhe është dalluar për traditëkombëtare dhe kjo traditë vazhdon edhe sot e kësaj dite, në ruajtjendhe në kultivimin e saj, në ceremonitë e lindjes, të dasmës apo tëvdekjes, thotë ajo. Kultet, doket e zakonet edhe në këtë krahinëruhen si shtresëzime kulturore përgjatë shekujve, përfundon ajo, duke shtuar se tradita është tregues i karakteristikave sociale dheindividuale të njeriut, të shijeve të tij estetike, të karakterit, tëmoshës, të gjinisë dhe të etnisë edhe në Hot dhe në Malësinë e Madhe. 

Nga etnomuzikologjia kemi punimin e ma. sc. Esat Ruka, “Vështrimetnomuzikor i repertorit në festivalet folklorike të SHKA-së“Rapsha” -Hot, Malësi e Madhe: Disa mendime rreth organizimittë festivaleve folklorike kombëtare”, ku flet për organizimin e festivaleve folklorike dhe konstaton se në rreth 80% të programevetë tyre të performuara në skenë tingëllojnë jonet muzikore. Por, ngapërvoja jonë organizative dhe skenike, thotë ai, analizat dhevlerësimet etnomuzikologjike dhe etnoorganologjike janë të pakta. Në këto veprimtari të dimensioneve të mëdha është e nevojshmeprania e specialistëve, e ekspertëve folkloristë, etnologë, etnomuzikologë e koreologë dhe kontributi i tyre analitik, përfundonautori. 

Nga etnokoreografia, ma. sc. Dilaver Kryeziu, paraqet punimin“SHKA “Rapsha” e Hotit të Malësisë së Madhe, organizuese e festivalit të madh folklorik në Vitojë: këngët dhe vallet -epika dhelirika”. Krahina e Malësisë së Madhe ndryshon nga të gjithakrahinat shqiptare, sepse mbizotëron epika, thotë ai. Ndër pasuritëmë të mëdha të kësaj zone konsiderohen të jenë këngët dhe valletmalësorçe me epikën dhe me lirikën e tyre, sidomos vallet njëshedhe dyshe. Interpretimi, larushia kostumografike unike (xhubleta), indentifikojnë folklorin e Malësisë së Madhe. SHKA “Rapsha” ështëorganizuese e festivalit të madh folklorik në Vitojë, ku këto vlera tëmëdha etnolkuture pasqyrohet që dyzet vjet.

Haziz Hodaj, kryetar i SHKA “Malësori”, shkruan artikullin“Binjakëzimi / Vëllazërimi: U bashkuam për t’mos u ndarë kurrë”, duke theksuar që në fillim se nga viti 2002 SHKA-së “Malësori” Gjonaj, Has, ka një motër në Malësinë e Madhe – SHKA “Rapsha” e Drumes së Hotit. Sot, gati dy dekada pas asaj kohe, thotë ai, është ifreskët momenti i paraqitjes në skenën e festivalit “Hasi jehon2001” të SHKA – së “Rapsha” nga Drumja e Hotit. Ishte vëllazërorjetësimi i kësaj aspirate për binjakëzimin. Propozimi u bë në Gjonaj, ndërsa u konkretizua në Vitojë, në gusht të vitit 2002, atëherë kur“Rapsha” organizoi festivalin e parë me SHKA-të shqiptare aktivetë Malit të Zi. 

Në vijim, Agron Dizdari shkruan artikullin “Për miqtë e mi nëSHKA “Rapsha”: Për brezat në vazhdimësi” dhe fillon me mendimin se vallet e bukura, epike dhe lirike, në “Rapshë” janëpunuar me mjeshtëri, që të spikasë e bukura, e fuqishmja, delikatesa, harmonia, burrëria, dashuria, pra, shpirti i malësorit. “”Rapsha”, i ka kushtuar vëmendje edhe instrumentistëve, që shoqërojnë këngët e trimave dhe të burrëreshave me tematikë nga e kaluara e lavdishmedhe shqetësimet e sotme. Ideali dhe ndjenja kombëtare janëlajtmotivi kryesor i aktiviteteve të tyre. Kostumet popullore janëruajtur me fanatizëm. Sa do të dëshiroja që punën e palodhur tëkësaj shoqate të nderohej me titullin “Nderi i Kombit”, përfundonautori. 

Ma. sc. Anton Lajçaj vjen me artikullin “Roli i mërgimtarëve me banim në SHBA, në përkrahje të SHKA-së “Rapsha”. Shumëshqiptarë nga Malësia e Madhe me qendër në Tuz morën rrugën e gurbetit, shkruan ai. Në mesin e tyre ishin edhe bashkëthemeluesit e shoqatës “Rapsha”, që asnjëherë nuk e harruan. Ajo,  për shumërapshjanë ka qenë një ideal. Mërgata në SHBA ishte mbështetësja e saj kryesore financiare për 40 vjet. Mërgata rregulloi “Skenësverore” në Vitojë, më 2003. Më 2008, vazhdon ai, formuam “FondinHumanitar Rapsha” në Detroit, kurse më 2010 u formua edhe SHKA “Rapsha” në mërgim, në kuadër të Fondit, me ish – anëtarë të“Rapshës” dhe me pasardhës rapshjanë të lindur dhe rritur nëAmerikë. 

Pjesa vijuese e librit, e përgatitur me shumë zell e vullnet të madhnga Prëlë Junçaj, që ka të dhëna për dyzet vjet aktivitete të“Rapshës”, është shumë e rëndësishme, por  edhe bën të jetë model për historikun e shoqërive të tjera kulturore – artistike.

Libri mbyllet me “Pasthënie” dhe me regjistrin e emrave të njerëzvee të vendeve, punë me shumë vlerë nga Avdi Gashi dhe ValonFetahu. Tekstet e librit janë shqyrtuar me shumë përkushtim ngaKëshilli Botues, po edhe nga recensuesit e redaktorët: akad. prof. Zeqirja Ballata, dr. sc. Ardian Ahmedaja, prof. asoc. dr. BashkimLajçi; prof. dr. Afërdita Onuzi, prof. dr. Zeqirja Neziri, prof. as. dr. Albin Sadiku, mr. sc. Esat Ruka. 

Kjo vepër është përgatitur për shtyp sipas standardeve teknike-shkencore: punimet studimore kanë shkurtore (abstrakte), fjalëçelësa, përfundim, rezyme në gjuhën angleze dhe bibliografi. Madje, edhe artikujt kanë rezyme në gjuhën angleze, për hir të lexuesve tëshumtë në Evropë e në SHBA. Edhe fotografitë sjellin dëshmi me shumë peshë dhe e plotësojnë e e zbukurojnë librin Shoqatakulturore-artistike “Rapsha”, Drume, Hot, Malësi e Madhe, 40 vjet veprimtarisëqë bën të konsiderohet ndihmesë me shumë rëndësipër etnokulturën shqiptare të Malësisë së Madhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu