Njohësit e arsimit nuk pajtohen me masat e SBASHK-ut

0
37

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka rritur masën e presionit.

Greva do të mbahet në dy orët e para të mësimit të paradites dhe atë të pasdites, ndërkohë në universitete pezullimi i orarit mësimor do të jetë nga ora 10 deri në orën 12, raporton KTV.

Kryetari i sindikatës, Rrahman Jasharaj, thotë se greva do të marrë përmasa më të mëdha nëse kërkesat nuk përmbushën.

Por, me qëndrimet dhe kërkesat e SBASHK-ut nuk pajtohen njohësit e çështjeve arsimore.

Sipas tyre, kërkesat e mësimdhënësve janë të paarsyeshme, duke e parë cilësinë e arsimit në vend.

Kundër veprimeve të sindikatës janë edhe në Këshillin e Prindërve të Kosovës.

Përmes një komunikate për media, ata kanë kërkuar që sindikata të ndryshojë mënyrën e arritjes së qëllimeve.

Kundër grevës edhe këtë herë ka dalë edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut./kohanet/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu