Qeveria e pajisur me ushtrinë e Ministrave, Zv. Ministrave dhe Këshilltarëve

0
40

Qeveria e tanishme e Kosovës, ka rritur aq shumë numrinë e ministrave, zv. ministrave dhe këshilltarëve sa që ka arritur përmasat e një ushtrie modeste. Dhe kjo ushtri është duke u rritur ende në numra.

Edhe veprimet, edhe mosveprimet kanë pasojat e veta, kanë efektet e veta. Pasojat e ngarkesës kaq të madhe nga shumica shihen në buxhetin e Kosovës. Kjo edhe është e natyrshme sepse është më e dukshme dhe se pasojat lidhen drejtëpërdrejtë me shkakun. Mirëpo, kjo ngarkesë ka edhe pasoja tjera që nuk shihen drejtëpërdrejtë, nuk lidhën drejtëpërdrejtë por pak më tërthorazi.

Emëratë dhe profilet e të emëruarëve në këto pozita të larta shtetërore, me që janë të shumtë, pak nga ata/ato janë të njohur për opinionin, të paktë janë ata/ato që u dihen njohuritë dhe përvojatë nga e kaluara, por edhe e kaluara në përgjithësi. Mirëpo secili prej nesh njeh disa nga këta të emëruar, u njeh të kaluarën, dhe kjo është e mjaftushme për të nxjerrë perfundimin rreth të kaluarës edhe të atyre që nuk u njihet. Këtyre pak që u njihet e kaluara, shumica nga ta ose kanë pak njohuri në lidhje me pozitën në të cilën janë emëruar ose nuk kanë kurrfarë njohurishë paraprake, fillojnë të mësojnë nga e para çdo gjë. Nga kjo mund të nxjerret përfundimi se shumica e këtyre të emëruarve ose kanë shumë pak njohuri ose nuk kanë fare njohuri rreth punëve dhe përgjegjësive për të cilat janë emëruar. Si mund të pritet që institucionet ku janë emëruar këta/këto të janë funksionale dhe efikase kësisoj? Me siguri të plotë jo, nuk mund të pritet.

Përveç numrit të madh që është problem, këta/këto janë emëruar në pozita përmes kanaleve dhe rrjetëve shumë të ndryshme, gjë e cila ka bërë që këta/këto të mos njihen në mes veti, dhe kësisoj as të mos komunikojnë në mes veti (p.sh. ministri nuk komunikon me shumicën e zv. ministrave ose zv. ministratë nuk komunikojnë me këshillatarët e ministrit etj). Si mund të pritet që institucionet ku janë emëruar këta/këto të janë funksionale dhe efikase kësisoj? Me siguri të plotë jo, nuk mund të pritet.

Një gjë e them me një siguri të madhe, secili/secila që është emëruar në pozita ministrore, zv. ministrore dhe të këshilltarëve (këtu me ndonjë përjashtim), është më pak kompetentë për atë pozitë se sa dikush tjetër, ka më pak njohuri dhe përvoja se sa dikush tjetër, është më pak i/e merituar se sa dikush tjetër, me një fjalë ka zënë pozitën e dikuj tjetër më të aftë dhe këtë që është më i aftë e ka shkelur poshtë, e ka larguar, e ka dëmtuar dhe shkatërruar.

Nga hulumtimet dhe analizatë që autori i këtij shkrimi ka bërë rreth veprimtarisë së shërbimeve të mshefta serbe në Kosovën e pasluftës, del se krijimi dhe pastaj mirëmbajtja në funksion e institucioneve jofunksionale dhe joefikase, si dhe shkelja poshtë e individëve me vlera të dobishme për Kosovën dhe fuqizimi i individëve me vlera të dëmshme për Kosovën janë ndër programet kryesore të veprimit. Qeveria e tanishme me këtë ushtri të individëve të paaftë për pozitatë shtetërore në të cilat janë emëruar në gjykim të autoritë të këtij shkrimi është duke përmbushur zbatimin e programeve të Serbisë për Kosovën e pasluftës së fundit, me dijeni a pa dijeni pak ka rëndësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu