Qeveria pranon se nuk i ka votat për demarkacionin, i duhen veç edhe tri

0
27

Partitë politike ende nuk po arrijnë të gjejnë zgjidhje për demarkacionin, ani pse Presidenti Hashim Thaçi nënshkroi një aneks-marrëveshje me homologun e tij malazez.

Por, kryeministri Ramush Haradinaj tha se ishte ai që ka punuar shumë që korrektimi për Kullën e Çakorrin të përfshihej në dokument.

Madje, ai ka bërë të ditur se këtë punë e ka nisur qysh më 18 dhjetor, kur kishte darkuar me homologun e tij malazez në Bruksel.

Pavarësisht që vetë presidenti tha se kjo është veç një deklaratë e vullnetit të mirë, kryeministri thotë se ky dokument duhet të votohet bashkë me ligjin në Kuvend.

Kryeministri ka konfirmuar se seancë nuk do të ketë të martën. Ka thënë se për këtë çështje, që kanë humbur vite, nuk bëhet asgjë pse kalon edhe një javë.

Tha se duhet konsulta jo vetëm me Listën Serbe, por me secilin grup parlamentar.

Kur foli për Vetëvendosjen, tha se do të ishte mirë që deputetët veç e veç ta kuptojnë se ky përfundim është edhe falë rezistencës së VV-së.

Ndërkohë, KTV-ja merr vesh se për të bindur deputetë të VV-së që ta votojnë këtë marrëveshje janë kyçur të gjithë ambasadorët, por ende mbetet e vështirë.

“Na duhen veç edhe tri vota nga deputetë të Vetëvendosjes. Ne po synojmë t’i kemi ato vota që t’ia japim mesazhin Beogradit që çështjet e mëdha ne mund t’i kalojmë edhe pa ta, por ende mbetet shumë i vështirë realizimi i këtij synimi,” ka thënë për KTV-në një burim i afërt me takimet.

Për Listën Serbe, prioritet mbetet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Deputeti Igor Simiq ka thënë për mediat serbe se për Listën është prioritet Asociacioni e tek pastaj mund të diskutohet për demarkacionin./kohanet/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu