Shumë klube janë të gatshme ta paguajnë klauzolën e Icardit

0
113

Gruaja e Mauro Icardit ka thënë se janë lajmëruar disa klube që janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e burrit të saj.

Argjentinasi është lënë jashtë Kombëtares për Kampionatin Botëror  Rusia 2018 edhe pse ka shënuar 29 gola.

“Ka disa klube të mëdha të gatshme për të paguar klauzolën e lirimit, e cila është shumë e lartë, por duke pasur parasysh shifrat që qarkullojnë në futboll tani dhe llojin e lojtarit si Mauro, nuk është aspak çudi” ka thënë fillimisht Wanda Nara.

Icardi (Getty)

Klauzola e lirimit është 110 milion euro, por vetëm për disa javë të qershorit.

“Ka shumë klube që bëjnë presion, por prioritet i tij është Interi. Do të ketë një takim me drejtorin e tyre dhe përparësia ka qëndrimi këtu”.

“Kjo më irriton kur njerëzit nënvlerësojnë Mauro, pasi ai kërkohet nga tre ekipet më të mira në botë”.

Mauro Icardi . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

“Ne do të shohim se çfarë bën ai me Interin, situata është se ai do të nënshkruajë një rinovim ose do të largohet, por përparësia është të mbetet këtu”.

Për Icardin janë të interesuar Real Madridi, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu