Sllovenia u sugjeron Kosovës e Serbisë që kontestet t’i zgjidhin me arbitrazh

0
39

Miro Cerar, kryeministër i Sllovenisë, në një intervistë për gazetën “Standard” të Vjenës, Kosovës e Serbisë u ka sugjeruar “modelin slloven” që problemet midis tyre t’i zgjidhin përmes arbitrazhit, transmeton Koha.net raportimin e agjencisë kroate të lajmeve, Hina.

Ai ka deklaruar se Ballkani Perëndimor duhet të përfshihet në Bashkimin Europian, me kush që kandidatët të përmbushin kushtet, përfshirë edhe kontestet kufitare, para se të pranohen.

ëto komente ai i ka bërë duke u përgjigjur në pyetjen nëse Serbia duhet të njohë osovën para se të anëtarësohet në Be, meqë sipas kësaj gazete “ky është problemi më i vështirë kufitar në rajon”.

bëhet fjalë për çështje kufitare, vendet që nuk mund të arrijnë zgjidhje politike duhet të përdorin “modelin tonë” dhe problemet t’i zgjidhin me arbitrazh, meqë mënyrat e tjera të zgjidhjes së konflikteve do të jenë të rrezikshme”, është përgjigjur Cerar.

Ai është shprehur se me mospranimin e aktgjykimit të Gjykatës së Arbitrazhit (bëhet fjalë për kontestin kufitar) Kroacia dërgon mesazh të gabuar vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të BE-së.

Sllovenia për këtë arsye do të procedojë kundër Kroacisë, fillimisht para Komisionit Europian, e pastaj para Gjykatës së Bashkimit Europian, në lidhje me kontestin kufitar, transmeton Koha.net raportimin e medieve./kohanet/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu