VEPRA TRADHËTIE Nga Hisen Berisha

0
271

VEPRA TRADHËTIE

(Si të shpëtohet Shqipëria dhe shqiptarët)
…Ndërkohë që “shqiptarët” e Luginës popullojnë Gjilanin e Fushë Kosovën…!

Eh Edvin Kristaq Rama, kryeministër që vizitove Beogradin e Luginën, diplomatët tuaj e Presidenti që vizituan Athinën, ja rezultati:
Në Preshevë, Plani aksional për shpopullimin e Luginës nga shqiptarët etnik dhe popullimi me emigrant islam, kolon serb e cigan, e çka jo tjetër dhe ta shndërrojnë në oazë …! E krye- horri Edvin Athinasi bënte krye heroin nëpër Kosovën e injorantëve dhe mori postin e Kryeministrit të Shqipërisë.
E Ilir beogradasi bëri heroin e Çamërisë së injorantëve dhe mori postin e Presidentit të Shqipërisë.
Takimi Kreta 2, i diplomatit Dhimitri/Ditmir Bushati, shkoi me platformë politike për çështjet e hapura me Greqinë, u kthye edhe ME DISA kilometra dete më shumë Greqisë dhe kontratën për rregullimin e varrezave të ushtarëve grek…! Ndërsa çamët, mund të lëvizin lirshëm nëpër trevat e tyre për të cilat mbajnë tapitë pronësore, nëpër varret e të parëve, por assesi të kthehen në vatrat e tyre se janë populluar me çerkezë e sllav që e morën emrin nga toponimia, grek.
Lidershipi i Luginës e luginasit në Fushë Kosovë e Karadakë, trafikojnë drogën për dhe nëpër Serbi për në Evropë, dërguar nga Shqipëria dhe padrinot që bënë kanabizimin e Shqipërisë.
Lidershipi i shqiptarëve në Maqedoni po e ruan konstanten e de faktorizimit nacional të vet shqiptarëve në trevat e tyre.
Ndërkohë aty po realizohen interesat strategjike bullgare (600 mijë maqedonas kanë marrë statusin – shtetas bullgar) me këtë ruse-sllave në Ballkan.
Kosova, fitoi pavarësinë e sponsorizuar nga USA, por s’po bëhet dot shtet funksional, mu për shkak të injorancës së lidershipit të zgjedhur nga populli injorant nga mungesa e arsimimit dhe edukimit si komponentë e vetëdijes shtetërore – institucionale dhe me imponim të diktuar nga shërbimet armike në regjion dhe vet Beogradi.
Pjella e sigurimit të shtetit në Shqipëri bëri gabimin tjetër në dëm të interesave gjeostrategjike dhe gjeopolitike kombëtare, duke votuar kundër interesave të partnerit tonë strategjik në botë SHBA.
Për këtë gabim historik zgjodhën të bijën e personalitetit identifikues kombëtarë Ismail Kadare.
Strategji tipike e sigurimeve komuniste si UDB, KGB dhe sigurimi i shtetit, për të devalvuar çdo vlerë që identifikojnë kombin. Doktrinë kjo e barazimit të të gjithëve me çdo gjë, diçka që vet Zoti e bëri të dallueshme.
Kështu, u veprua edhe po veprohet edhe në Kosovë, nga pjella ideologjike e njëjtë.
Derisa ishte gjallë Presidenti Rugova, kaviet e eksperimentimit ishin familja emblemë e Jasharajve në Prekaz. Pas barazimit ideologjik të tyre i hodhën në trajtë komprometuese.
Me vdekjen e Presidentit Rugova, nuk u ndalë së eksperimentuari edhe me fëmijët e tij.
Së pari kjo formulë e barazimit me zhvlerësim filloi me të birin e më pastaj duke e parë si një potencial sfidues, trajtuan me të njëjtin kurs veprimi edhe vajzën Teuta, duke krijuar opinionin sikur gabimi historik po bëhet pikërisht nga pozicionimi i sajë politik. Pra, duke ia ngarkuar peshën e dëmit që po i bënin kombit me shkatërrimin baras-zhvlerësues të vlerave me të cilat do të mund të identifikohej kombi.
Kështu po veprohet edhe ndajë vlerave identifikuese kombëtare si Skënderbeu, Nënë Tereza, UÇK, Flamuri dhe himni kombëtar dhe ai shtetëror i Kosovës, Toka e Kosovës, besimet fetare, sistemi arsimor, pasuritë si asete të fuqisë kombëtare, sistemi i mbrojtjes dhe sigurisë etj.
Për secilën gjejnë kategorinë përkatëse që indirekt i krijojnë dhe kontrollojnë vet, derisa dëmi të bëhet.
Ta zëmë për cenimin baras-zhvlerësues të vlerave identifikuese kombëtare Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës, krijuan grupet ekstreme fetare, devijante të islamit paqësor tradicional, brenda vet BIK-ut.
Flamurin kombëtar e sfiduan me flamuj fetar nëpër Kosovë e me theks te shqiptarët e Maqedonisë;
Mosrespektimi barbar i Flamurit shtetëror të Kosovës. Mos respekti gjatë ekzekutimit të himnit.
Deri në veprime të shëmtuara si djegia e flamurit simbolik dardan (djegia e flamurit është veprim i popujve pa identitet).
Baras-vlerësimi deri në zhvlerësim i vlerës së tokës së shtetit me vendime politike që në asnjë aspekt nuk mund të ndër kushtëzohen ashtu. Por, janë gabime politike që lidhen me misionin e tyre të kushtëzuar me qëndrimin e tyre sa më të gjatë në krye të institucioneve të Kosovës e Shqipërisë, deri sa padronët e tyre nga Beogradi e deri në Moskë të mbarojnë punë me ta për ti zëvendësuar me neot e rekrutuar gjenetikisht dhe ideologjikisht!
Besimet fetare, si levë ideologjike shpirtërore, për ta zhvlerësuar moralin si komponentë që ka ndikuar në ruajtjen edhe të identitetit e besimit në Zot për ti shpëtuar ideologjisë ateiste që prodhon njeriun komunist, pa vlera unike të identitetit nacional.
Degradimi i sistemit arsimor deri në atë shkallë sa egoizmi si deficit i arsimimit e dijes dhe hipokrizia si mungesë e dinjitetit janë kthyer në tipare të domosdoshme të karakterit dhe lidershipit. Pra, integriteti si vlerë përmbledhëse e tipareve si nderi, detyra, besnikëria, guximi profesional etj., janë të baras zhvlerësuara me amoralitetin e pjellave të sigurimeve të vjetra e të reja.
Nëse në aspektin strategjik të analizave të mbrojtjes do të identifikonim asetet ekonomike që përbëjnë fuqinë tonë shtetërore, atëherë për 18 vite liri, u bë dëmi më i madh se që kishte bërë në këtë aspekt Serbia për 10 vitet e sundimit ekstrem me mision shkatërrimi.
Tokat e punës të cilat edhe po të mbilleshin në tërë kapacitetin e tyre, arrijnë të prodhojnë 40% të bukës në Kosovë sot janë degraduar dhe më Kosova nuk e prodhon as 15% të bukës. Çka do të thotë se një shtet që nuk e prodhon bukën e gojës detyrohet të jetë vasal i atij që i jep bukën, e në Kosovë dihet prej nga vjen. Kush e solli këtë gjendje. Kush e mbulon sektorin e bujqësisë me vite në qeveritë e Kosovës, jo pa qëllim.
Ajo pak industri fabrikash me teknologji të sfiduar, u la të shkatërrohen deri në murana për deponim drunjsh dhe ushqimi për kafshë apo në situatën më të mirë në diskoteka ku trafikohet droga për të rinjtë dhe prostitucioni.
Asetet tjera si minierat, gjigandet si Ferronikeli, Trepça, PTK, KEK, Aeroporti, që si për ta fyer figurën e tij, mban emrin e identitetit tonë si vlerë e sakrificës për vlerat e lirisë, Adem Jashari, etj. janë tëhuajsuar dhe veç shteti i brishtë i Kosovës nuk ka pronësi as kontroll mbi to. Qoftë edhe në kontrollimin e çmimeve dhe shërbimeve që ofrojnë.
Nuk është e rastit kjo fatkeqësi në të cilën është katandisur populli shqiptarë. Kjo vie edhe për shkak se këto shërbime sigurimesh, kanë depërtuar edhe në kontrollimin e trurit shkencor shqiptarë.
Në krye të institucionit ku do të duhej të zhvilloheshin Platformat e politikave kombëtare si AShAK, na vije njeriu shumë indikativ, që nuk ka kurajën profesionale dhe as intelektuale të bëjë diçka vetëm për tre a katër qytete të vendlindjes së tij në Luginën e Preshevës apo me emërtimin gjeopatriotik, Kosovën lindore. E pretendon të udhëheqë z. Akademik Nexhat Daci, me kosovarët që kur ishin në rrezik të zhbërjes si identitet etnik, patën liderin e tyre që më nuk mund te përsëritet në atë dimension.
Nga ana tjetër, Akademiku indikativ, Rexhep Qosja, babai ideologjik i kombit që ashtu siç bëri gjatë dhe pas luftës i lajthiti liderët e UÇK-së, me deficit nga dija, deri në atë masë sa sot janë bërë viktima të mekanizmave që vet i ndërtuan, (Gjykata speciale, si produkt i dështimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë, që të krijoj gjykata vendore për trajtimin e veprimeve të supozuara si të inkriminuara), nuk është në gjendje të organizohet dhe të bëjë heroin e shpëtimit kombëtar për malësorët e vet në trevat shqiptare në Mal të Zi.
Sot, në vendlindjen e tij Vuthaj, kushërinjtë e tij thirren me emra myslimanë shqiptarë e i flasin malazezqe, e ky akademiku patriot vazhdon ta bëjë heroin duke i infiltruar tani nga ato ide politike të UÇK-së pas lufte që i çoi në dështim, në strukturat e reja rinore që fillimisht u organizuan në lëvizje, e tani u profilizuan në subjekt politik. Për ta rënduar edhe më fatkeqësinë i sugjeruan të emërtohen me emërtime pompoze indikative me synimin kombëtar, si Vetëvendosje; ta vënë si kartë të garës politike çështjen që kërkojnë terren politik për ta nxjerrë në sprovë si bashkimin kombëtarë, në garë elektorale dhe të vënë në lajthitje popullin gjatë votimit. Kjo kauzë e madhe doli e votuar me përqindje fyese. Ndërkohë që për këso kauza duhet votim dhe qëndrim plebishitare PRO!
Pra, ky është misioni i strukturave neokomuniste që operojnë me doktrinat e sigurimeve shtetërore dhe forcave të errësirës e dekadencës që nuk e durojnë asnjë vlerë të qëndroj më lartë se ideologjia e tyre.
Sistemi i mbrojtjes dhe sigurisë. Policia e Kosovës edhe pse për menaxhimin e sigurisë në trafik, vlerësohen në zbatimin e shablloneve të kontrollit dhe tiketave, në sferën e sigurisë dhe të inteligjencës lënë shumë për të dëshiruar. Kjo është pasojë pikërisht e kapjes nga strukturat argatçike të sigurimeve të rajonit.
Forca për Sigurinë e Kosovës, në vlerësimin popullore është e himnizuar deri në mitizim. Më shumë nga dashuria dhe fisnikëria kombëtare si popull mbretnorë që fuqinë e shtetit dhe prezantimin identifikues e sheh te arma shqiptare.
Zatën janë Forcat e Armatosura, kultivueset e patriotizmit shtetëror.
Janë të predispozuara si garantuesit e sovranitetit politik, integritetit territorial dhe sigurisë kombëtare.
Por, janë prapë strukturat politike të manipuluara dhe indikuara nga ideologët e sigurimeve shtetërore komuniste që i lajthitën luftëtarët. I bënë të besojnë se qenia luftëtarë u jap të drejtë të jenë edhe Oficer Ushtarak, dhe çdo profesion tjetër institucional civil apo shtetëror. Jo, nuk është zanatë kamerieri, profesioni i oficerit. Por, a kishte zgjidhje. Sigurisht që po. Për 18 vite mund të shkolloheshin vet luftëtarët e UÇK-së, që me përfundimin e luftës në Kosovë, viti 1999, ishin në moshën adekuate për shkollim akademik ushtarak. Sot, me përvojën e luftës, me shkollimin ushtarak, do ishin thesar i kombit. Pra, ishte kohë e mjaftueshme për një zhvillim karriere nga akademia deri te gradat e oficerëve të lartë e shtabit.
(Imagjinojeni një person nga mijëra që kishim në vitin 1999, ta zëmë, Daut Haradinajn, një djalosh i ri, që ia nisi luftën armikut me një revole në rrethana kur shumë që sot si UJDISTI Maliqi, pa fije turpi i quajnë edhe “Komandant Ko-mutant”, do pshurreshin në vete dhe ishin zhargavittë duke ua lëpirë çizmet siç edhe kanë bërë. Daut Haradinaj ua ndezi luftën. A nuk do të ishte thesar ky djalë sikur nga viti 1999 të kishte filluar shkollimin Akademik Ushtarak kudo në botë që mundësitë ishin dhe sot mos të mbanim peng krijimin e FAK-ut, vetëm nga mosdija si rezultat i secilës kemi mbetur në “cirkulus viciozus”).
Por, Jo! Çdo gjë në Kosovën e pasluftës ishte pre e programuar e shërbëtorëve të ideologjive dhe të sigurimsave, që po ricikloheshin e ristrukturoheshin në situatën e re.

Heroi i Kosovës dhe Dëshmori i Lirisë, lideri politik dhe ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Çeku thoshte se “… e jona është të punojmë sipas planit të aleatëve tanë sponsorizues të lirisë dhe shtetit si SHBA dhe miqtë e kombit që i krijoi Presidenti Rugova, se Amerika do na bëj shtet, deshëm apo nuk deshëm. Edhe nëse nuk dimë do na mësojnë”.
Por, sa shpejtë do të bëhemi?! Varet se sa shpejt mësojmë. Njerëzit me padije apo me mision të kundërt, nuk mund të mësojnë. Prandaj, është detyrë që të lirohen institucionet nga të tillët.
Shpëtimi i Shqipërisë është kthimi i Monarkisë. Zgjidhje, është organizimi sa më shpejt i Referendumit kombëtar në të gjitha trevat shqiptare për kthimin e regjimit monarkist; Kthimin e NM Princit Leka ll – Mbret i Shqiptarëve.
Vetëm Kurora e Mbretit të Shqiptarëve e Mbretëria Shqiptare e shpëton kombin dhe Shqipërinë.
Zot dhe e drejta jonë na ndihmo!
ZOTI PARA NE MBRAPA, FITORJA ËSHTË JONA -327

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu